1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fillojnë takimet Kosovë-Serbi në Bruksel

Rekomandime

Në Bruksel kanë nisur takimet në nivel ekspertësh në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Siç është bërë tashmë praktikë, edhe sot palët së pari zhvillojnë takime bilatarele me të dërguarin e Posaçëm për dialog Mirosllav Lajçak dhe zyrtarët e BE-së, e më pas zhvillohet edhe takimi i përbashkët ndërmjet tri palëve.

- Advertisement -

Takimet bilaterale të BE-së me delegacionin e Kosovës, e pastaj edhe atë të Serbisë do të zgjasin tërë paraditen. Pastaj do të ketë një pushim për drekë për të vazhduar pasdite me takimin trepalësh. Sipas burimeve të BE-së, të cilat nuk kanë dhënë shumë hollësi, gjatë takimeve të sotme do të diskutohet për dy tema; të zhvendosurit dhe bashkëpunimi ekonomik. Për të dy këto tema ishte diskutuar edhe në takimin e fundit në nivel ekspertësh në muajn korrik.

Delegacionin e Kosovës në bisedimet e nivelit të ekspertëve e udhëheq koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai pritet të jetë i shoqëruar edhe nga Muhamet Mustafa dhe Ibrahim Makolli si ekspertë për temat që janë në rend dite.

Delegacionin e Serbisë e udhëheq shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

- Advertisement -

Prej kur kishte rifilluar dialogu në nivelin e lartë, pos dy takimeve të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë zhvilluar edhe tri takime në nivel ekspertës. Shefi i delegacionit të Kosovës në këto takime, Skender Hyseni, gjithmonë ka insistuar se bisedimet janë politike e jo teknike dhe se në to po përgatitet marrëveshja gjithëpërfshirëse, e cila do të përmbajë edhe njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.

Në anën tjetër, delegacioni i Serbisë ka hedhur poshtë se po flitet për njohjen e Kosovës dhe ka insistuar se duhet të flitet edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, të cilat janë arritur më parë në këtë dialog.

- Advertisement -

Një javë pas takimit të sotëm në Bruksel, do të zhvillohet edhe takimi i nivelit të lartë në Uashington i thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në BE atë takim nuk e shohin si konkurrencë apo garë mes tyre dhe SHBA-së, por vetëm si plotësim të përpjekjeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë vjeshtës, sipas burimeve të BE-së, pritet një rritje e dinamikës së takimeve, si në nivelin e lartë, ashtu edhe në atë të ekspertëve.

Në pjesën e parë të shtatorit do të mund të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, ndërsa takimet e ekspertëve do të mund të zhvillohen rregullisht, së paku një herë në javë, nëse rrethanat do të mundësojnë një gjë të tillë dhe palët do të kenë gatishmëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit