1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fillon puna në Terminalin Doganor në Trepçë

Rekomandime

Pas rikthimit të Terminalit Doganor në parkun industrial të Trepçës, kanë filluar menjëherë procedurat e eskportit, me theks të veçantë të eksportit të koncentratit të Zinkut.

Me këtë rast, Trepça Sh.A., inkurajon kompanitë të shfrytëzojnë këtë pikë doganore për të kryer dokumentacionet e nëvojshme për eksport dhe import.

- Advertisement -

“Sot pas rikthimit të Terminalit doganor në Pronën e Trepçë u kryen të gjitha procedurat e eksportit të Koncentratit te Zinkut. Inkurajojmë të gjitha kompanitë të cilat bëjnë Eksport dhe Importe ta përdorin këtë pike për kryerjen e të gjitha dokumentacionit të nevojshëm: MITROVICA-TERMINAL – 3021. Çmimi për qëndrim te maunave është 5 Euro (deri ne një njoftim te radhës është pa pagës)”, thuhet në njoftimin e Shoqërisë Aksionare Trepça.

Inaugurimi i termianlit doganor në ambientet e Trepçës u bë në fillim të këtij muaji, si pjesë e paketës së zgjerimit të BE-së dhe Marrëveshjës së Stabilizim-Asociimit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit