9.9 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Kaosi politik në Maqedoni, si e lëshuan partitë shansin që ta bënin një Kryeministër shqiptar

Rekomandime

Në fund të javës që shkoi, faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që mban kartat në dorë për Qeverinë e re, si do që ajo të formohet, pati edhe shansin që e presin gjatë- që në Maqedoninë e Veriut të zgjidhet një Kryeministër shqiptar.

Një javë më parë, kur doli rezultati i zgjedhjeve dhe partia në pushtet doli që ka humbje të thellë, Kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dha lajmin e madh. Ai tha që po jep dorëheqje nga pozita në Qeveri e madje edhe në parti.

- Advertisement -

Kjo shkaktoi një kaos politik në këtë ish-Republikë të Jugosllavisë, ku pashmangshëm faktor determinues në politikë është edhe komuniteti shqiptar i ndarë në shumë parti politike.

Derisa opozita maqedonase e quajti “dorëheqje facebook-u”, pasi që Zeev ende nuk e ka dorëzuar aktin e dorëheqjes në Kuvend, megjithatë një seri negociatash e lëvizjesh politike atje tashmë kanë nisur për të parë se si mund të bëhen votat për themelimin edhe të një Qeverie o me një mandatar nga partia LSDM, apo edhe me votë-besim që mund ta bëhet.

Në këto negociata e lëvizje politike, faktori politik shqiptar është esencial. Por, si rëndom, i ndarë.

- Advertisement -

Merret vesh që në fund të javës që shkoi, faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, që mban kartat në dorë për Qeverinë e re, si do që ajo të formohet, pati edhe shansin që e presin gjatë- që në Maqedoninë e Veriut të zgjidhet një Kryeministër shqiptar.

Burimet i kanë thënë Insajderit që partnerët ndërkombëtarë, perëndimor, i kanë propozuar faktorit politik shqiptar që të propozojnë një figurë që mund të unifikonte, mundësisht jo-patrike, por nuk janë përjashtuar krejt as figurat politike.

- Advertisement -

Këto burime bëjnë me dije që janë së paku katër emra që janë propozuar: Talal Xhaferi ishte një prej tyre, dhe emri tjetër që është përmendur me konsideratë ka qenë edhe profesori Veton Latifi. Një tjetër emër që është përmendur është edhe zv. Kryeministri aktual i ngarkuar për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, por po ashtu është përmendur edhe Artan Grubi i BDI-së.

Faktori ndërkombëtar kishte sugjeruar që faktori shqiptarët të dilnin me një emër dhe këtë ofertë të ua propozonin të dy partive të mëdha maqedonase, dhe cila do që ta pranonte këtë ofertë, ata të shkonin me bllok votash për atë parti.

Deri tash ky shans nuk është shfrytëzuar nga faktori politik shqiptar.

Situata pas dorëheqjes së dhënë në konferencë shtypi nga Zoran Zaev ka eskaluar politikisht aq sa janë ngritur edhe akuza për ndikim rus me shuma milionëshe në aspektin financiar.

Shërbimi sekret rus investoi 200.000.000 euro për financimin e VMRO-DPMNE-së dhe partive shqiptare për të rrëzuar qeverinë pro NATO-s të kryeministrit Zoran Zaev.

Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë i shërbimit sekret, i cili ka dashur të mbetet anonim, duke zbuluar edhe skenarin se si financoheshin këto parti para fushatës zgjedhore.

“Skenari i parë është që ndihmat të vijnë nga Rusia dhe kjo është bërë përmes biznesmenëve maqedonas të cilët po ndërtojnë objekte në komunat Aerodrom, Gazi Babë, Karposh, Gjorçe dhe komuna të tjera në veri të Maqedonisë.Nëpërmjet këtyre investimeve, paratë përqendrohen te biznesmenët të cilët indirekt kanë qëndruar pas partisë VMRO-DPMNE.

Pastrimi i parave ka ndodhur në ndërtesat e reja, të cilat janë në pronësi të biznesmenëve të njohur, të cilët prej 10 vitesh e mbështesin Nikolla Gruevskin.Këta pronarë ishin financuesit kryesorë të fushatës së kandidatëve për kryetarë komunash nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Skenari i dytë është bërë nga Republika Çeke dhe Sllovakia. Nga këto vende, biznesmenë të njohur kanë mbështetur edhe një parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut.“Shërbimi sekret po i dokumenton të gjitha këto lëvizje,” tha një zyrtar i lartë i shërbimit sekret maqedonas.

Ndërkaq, mësohet se 200 milionë euro kanë mjaftuar për t’u zgjuar në qeverinë e kryeministrit Zaev, sepse shumë nga komunat që dikur kanë pasur kryetarë nga radhët e LSDM-së, sot udhëhiqen nga kandidatët e opozitës nga VMRO-DPMNE.

Megjithatë, është ende e paqartë se si do të reagojë Uashingtoni zyrtar ndaj problemeve në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, pasi Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur fuqishëm kryeministrin Zoran Zaev, i cili është pro NATO-s dhe pro-BE-së, në krahasim me VMRO-DPMNE-në. e cila është pro-ruse, kundër NATO-s dhe kthimit të Maqedonisë së vjetër si Republika e Maqedonisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit