1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Fillon shpërndarja e 100 eurove shtesë për pensionistët

Rekomandime

Qeveria e Kosovës pati marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistet për muajin nëntor.

Drejtori i zyrës për komunikim në Ministrinë e Financave, Muharrem Shahini për Gazetën Infokus ka bërë të ditur se ka filluar ekzekutimi i pagesës së këtyre mjeteve.

- Advertisement -

“Ka filluar ekzekutimi i 100 eurove për pensionistët. Nga ky muaj në vlerë 100 euro do të përfitojnë veteranët dhe kategoritë e dala nga lufta të cilët janë pensionuar”, ka thënë Shahini për Infokus.

“Ministria e Financave në kuadër të Pako së Rimëkëmbjes për pensionet dhe familjet me asistencë ka propozuar në ndarjen e ndihmës financiare prej 30 milionë euro.

Kjo është mbështetje e kategorive më të cenueshme për të përballuar koston më të shtrenjtë të jetesës”, ka thënë Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen kur u mor vendimi.

- Advertisement -

“Nga 100 do të ndahen për secilin përfitues pensioni nga skemat pensionale, këto do t’u ndahen më shumë se 300 mijë familjeve në Kosovës. Këtu hyjnë 200 mijë pensionistë, 50 familje të kategorive të dala nga lufta, 20 mijë persona me aftësi të kufizuara dhe 30 mijë përfitues të pensioneve nga kategoritë e tjera. Me këtë ndihmë jemi në linjë me shtetet që janë shumë më të zhvilluara se ne”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit