Takimi ndërmjet Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron ishte një ndër lajmet kryesore në mediat e huaja, sigurisht, për shkak të rëndësisë së temës që ishin duke e diskutuar.
Megjithatë, dikush në rrjetet sociale u përkujdes që një hollësi të takimit mes presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë ta shndërronte në shaka.
Për këtë, e përdori tavolinën me madhësi të jashtëzakonshme të Kremlinit, ku dy presidentët shihen në largësi prej disa metrash nga njëri-tjetri.
Përmes një montazhi të thjeshtë, në një video të shkurtër, Macroni dhe Putini duket sikur janë në një park të lodrave për fëmijë, pasi tavolina luhatet si në luhatëse.