5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Drejtori i televizionit humb jetën nga covid 19 në moshen 59 vjeçare

Rekomandime

Ndahet nga jeta presidenti i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

- Advertisement -

59-vjeçvari nuk mundi ta fitojë dot betejën me COVID-19. Prej tre javësh Hysenbelliu ndodhej i shtruar në një nga spitalet e Turqisë ku po kurohej kundër virusit vdekjepruprës.

Pavarësisht se ishte nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve, ai nuk e mundi dot sëmundjen. Mesazhe ngushëllimi kanë shprehur drejtues të lartë të politikës, duke vlerësuar te ai qytetarin e angazhuar dhe luftëtarin e medias së lirë.

Presidenti Ilir Meta u shpreh i tronditur nga lajmi për vdekjen e parakohshme të Hysenbelliut.

- Advertisement -

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze. Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit