8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Distancohet Konjufca nga Kurti: Podujeva, punësimet dhe prurjet e reja në VV, mollë sherri

Rekomandime

Lëvizja Vetevendosje njihet si subjekt politik që përqarejt e brendshme ka aftësi t’i fshehë jashtëzakonisht mirë. Ndarja që kishte ndodhur në vitin 2018, ku u larguan njerëzit kryesorë të saj përjashto Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcen, ishte mbajtur për dy vite e fshehur nga publiku duke mos guxuar askush të flasë për një varg paknaqësish që kishin me figuren autoritare të liderit Albin Kurti.

- Advertisement -

Së fundi paknaqësi të ngjashme dyshohet të ketë në mes të grupit të Glauk Konjufcës dhe të tjerëve. Madje mediat raportuan që z. Glauk Konjufca, një figurë mjaft e fuqishme e VV-së nuk ishte përfshirë fare në fushten për kryetar komune të ish-deputetit të LDK-së dhe më vonë të VV-së, Shpejtim Bulliqi në komunën e Podujeves.

Dëshmi për mospërfshirejn e Konjufcës është edhe faqja e tij në Facebook ku nuk ka gjurmë të fushatës.

Derisa Albin Kurti pothuajse jetonte në Podujevë në mbështetje të Shpetim Bulliqit, z.Glauk Konjufca nuk kishte marrë mundin as në Fb-në e tij personal ta mbështeste ish kuadrin e LDK –së në Podujevë z.Shpejtim Bulliqin, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Pakënaqësitë e Glauk Konjufcës me Albin Kurtin mediat i kishin raportuar edhe në të kaluaren. Por kësaj radhe pakënaqësitë janë edhe në nivele të tjera.

Sipas informacioneve brenda VV –së paknaqësitë kanë si burim ndarjen e pushtetit në nivel qendëror dhe në nivel lokal.

- Advertisement -

Shumë aktivistë që kishin vujatur dënime me burg e rrahje nga Policia gjatë aksioneve të dhunëshme në rrugtimin e Kurtit deri te karrigia e Kryeministrit ishin lënë anash me ardhjen e tij në pushtet si kryeministër. Aktivistët e Vetëvendosjes në kushte anonime e pranojnë që ishin befasuar kur Kurti kishte vendosur që njeriun e dytë në qeveri ta kishte z.Haki Abazin një ish kritik të ashpër të Vetevendosjes para se ai të ishte pjesë e saj.

Paknaqësi të ngjashme kishin pasur edhe me znj. Rozata Hajdari ish-këshilltaren e Hashim Thaçit, një zonjë komplet e panjohur për aktivistët e VV dhe pa ndonjë kredibilitet profesional. Me Luan Dalipin, një biznesmen që VV do të dëgjonte vetëm me ardhjen në pushtet e shumë të tjerë që në zhargonin e aktivistëve të dëshmuar të VV njihen si profiterët e çdo pushteti.

Një njohës i mirë i VV-së e thotë se të gjithë oportunistët që e kishin luftuar ndër vite VV-në, Kurti i rehabilitoj në pozita dhe la anash aktivistët më të devotshëm, duke pasur edhe mosebesim në aftësitë e tyre profesionale e morale.

Së fundi shumë aktivistë kanë pyetur se ku ishin këta gjatë kohës kur Vetevendosje po ndërtohej e madje ku ishin edhe në zgjedhjet e fundit që fare s’u panë në Podujevë?

Nëse aktivistët e VV-së nuk e meritojnë pozitën dhe qenkan te paaftë, pse atëherë përdoren për të ardhur në pushtet?

Në situatën e pakënaqësisë që tashmë kohë pas kohe po del edhe në publik, Gazeta Metro ka arritur të përcjell edhe përplasjet tashme publike në deget e VV-së në Mitrovicë, Prizren dhe Pejë.

Akuzat dhe përplasjet në mes të aktivistëve janë për punësime pa meritë dhe për favore nga pushteti për njerëz të caktuar.

Në qendrën e Prizrenit përplasjet dhe kërcënimet janë në mes të Drejtorit të Emergjencave Faruk Dakajt dhe aktivistit Hyesen Pllava. Madje ky i fundit edhe ka kërkuar publikisht nga Policia e Kosovës të reagoj ndaj drejtorit të partisë së Albin Kurtit. Në shkrimin e datës 2 dhjetor në faqen e tij ne fb z.Pllava shkruan:

“Të dashur miq e qytetarët e Prizrenit shiqoni si po më kërcënon Dreitori emergjences zotëri Faruk Dakaj. Hysen, faturat e rrymes a po t’vin shtrejt. Ruju se te marrin masë telat dhe rrezikon me tu kalle shpija. E thërras policin le të miret me Dreitorin në fjalë. E thërras kryetarin e Prizrenit Z.Mytaher Haskuken të shkarkoi urgjentisht Dreitorin e emergjencës zotëri Faruk Dakaj” Z.Pllava ka hedhur edhe akuza për punësime të paligjshme në Komunën e Prizrenit.

Drejtori Faruk Dakaj ju ka përgjigjur me një kundërakuzë ku e bënë një pytje për z.Pallava: “Qysh hine n’punë Hysen? te pyti nje dite nje qytetar qe ja bane bllok?”.

Pas komentit të drejtorit Dakaj ka reagur një qytetar, Gezim Jelliqi nga ku e pyet: “O hysen pyte Farukun sa nerz i ka punsuar ne Eko regjion e te zjarfiksat e në zyren e vetë ju lutem mos më shtini me shkretu ju kisha lutur por do vi dita do të zhgjidhen problemet”.

Përplasjet, akuzat për favore e punësime me lidhje e libreza partiake në Prizren kanë vazhduar që nga koha kur VV mori pushtetin. Gazeta Metro rikujton se edhe lideri i VV në shumë paraqitje të tij nuk e përmend fare Prizrenin. Ka një distancim nga Prizreni. Derisa Prishtinën e Shpend Ahmetit e kishte marrë si referencë në vitet e kaluara deri në ndarjen e VV –së, Prizrenin nuk e përmend fare si model në fushatën e fundit.

Burime nga Prizreni brenda udhëheqjes së kësaj komune thonë që Kurti e ka lënë vetë Mytaher Haskukën dhe e vetmja punë që bënë është imponimi i një grupi që më shumë e pengon qeverisjen e Mytaher Haskukës se sa e ndihmon.

Një përplasje e ngjashme me Prizrenin ka shpërthyer edhe në Komunën e Mirovicës ku qeverisë VV e Albin Kurtit e Agim Bahtirit.

Pas punësimeve të fundit nga nëkryetari Faruk Mujka, të rejes së tij dhe gjashtë antarëve të VV-së të lidhur me të, kanë shpërthyer shumë përplasje në mes të anëtarve të VV-së për punësimet jomeritore.

Punësimi i rejes së nënkryetarit Mujka dhe 6 anëtarëve të tjerë ka ngjallur shumë pakënaqësi në VV-në e Mitrovicës.

Komuna e Mitrovices që udhëheqet nga Vetëvendosje edhe më heret është kritikuar për konkurse të manipuluara apo siç njihen të kurdisura që ishin vërtetuar edhe nga organet e tjera të shtetit.

Riki Fejza, një aktivist që njihet si besnik i Kurtit ka adresuar përmes një shkrimi në FB degradimin dhe imoralitetin e qeverisjes lokale në Mitrovicë. Ai madje ka shkuar aq larg sa i ka parë edhe si kundërparimore e imorale sjelljet e nënkryetarit Faruk Mujka.

Këtë diskutim e përplasje në mes te nënkryetarit Mujka dhe aktivisteve te VV e ka vazhduar edhe aktivisti tjeter i VV-në degen e Mirovicës Arben Meholli. Ai ne mes të shumë akuzave e ka akuzuar Faruk Mujkën që e ka tejkaluar kundershtarin jetësor të Albin Kurtit Kadri Veselin. Z.Meholli e ka akuzuar nënkryetarin Mujka edhe si një politikan që është kundër grave e që punon për interesa të familjes, madje e ka krahasuar edhe edhe me një lopë.

“Kur Lopen e kap Xekrri e then edhe gardhin! Shkruan Meholli. Fyerje me të rend nuk kam ndegju, as nga Kadri Veseli në drejtim të grave. Punëso gruan e vllaut, nusen e djalit, haverat edhe cucllaqat e ne fund me i fye grat te tjera osht e pa pranushme. Naten e mire artisti i shehrit” Meholli i referohet Mujkes edhe si një artist i shehrit, tërthorazi duke fyer e bërë edhe dallimin qytetar-katundar.

Edhe Mujka është përgjigjur për këto akuza publikisht. Gazeta Metro kujton se Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë nënkryetari i komunës Mujka nuk e ka shoqëruar liderin e VV së Albin Kurtin gjatë vizitës së tij në Mitrovicë pas punësimeve familjare të Mujkes dhe kritikave që ka marrë nga një numër i aktivistëve që në Degën e Mitrovicës thuhet se marrin direktiva nga Prishtina.

Përveç Prizrenit dhe Mitrovicës përmes Fb-së për mungesen e meritokracisë në VV ka reaguar edhe asamblistja e VV në Pejë, znj. Mevlyde Idrizi. “Tri vite me pare kur në Vetëvendosje në Peje punohej pa u ndale Grate e subjektit te Vetevendosjes qe punuan shume, sot jane te anashkaluara, e te harruara Dikur nga takimet me shume gra, sot takimet zhvillohen me 4-5 gra. E rendesishme eshte qe punen dhe kujtimet nuk mund te ti marre askush, edhe pse meritat e pozitat i kane marre e po i marrin te tjeret, ata qe nuk punuan aspak, e besa qe e demtuan Vetevendosjen. Kohe te arta me njerez te arte” ka shkruar Idrizi.

Nga burimet e Metros brenda VV-së znj.Mevlyde Idrizi e ka këte paknaqësi pasiqë Znj.Rozeta Hajdari që vjen nga e njëjta Komunë është katapultuar në ministre edhe pse nuk kishte asnje kontribut për VV-në e as që ka sjellë ndonjë mbështetje për VV-në në këtë Komunë.

Krejt këto përplasje e rikthejnë diskutimin nëse VV është vërtetë një parti që punëson njerëz pa libreza partiake e pa meritokraci diskurs që z.Albin Kurti e thotë në fjalimet e tij nëpër paraqitjen publike.

Metro sikurse edhe në të kaluaren, por edhe në të ardhmen do të t’ju mbajë të informuar për zhvillimet në Vetëvendosje si partia e parë që po kalon nga kriza në krizë, por edhe për partitë e instutucionet tjera me interes publik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit