10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Zemaj paralajmëron masa edhe më të rrepta

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se masat e reja kundër koronavrusit mund të ashpërsohet nëse vazhdon rritja e rasteve.

- Advertisement -

Zemaj, ka paralajmëruar masa të tjera shtrënguese nëse vazhdon rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus.

“Nuk mund të themi asgjë derisa të zgjasë kjo pandemi. Jemi në një situatë kur kemi rritje të madhe të infeksionit. Kishim një ulje të mirë të rasteve gjatë pjesës së shtatorit. Dje vendosëm masat kufizuese. Duhet të jemi të kujdesshëm në ditët në vijim se si do të ecim tutje”, ka thënë Zemaj në RTV Dukagjini.

Kujtojmë, që Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se nga tash e tutje në pikat kufitare do të vendosen ekipe teknike mjekësore të QKMF’ve.

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ekipet teknike mjekësore të QKMF’ve, me mbështetje e Policisë së Kosovës të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hynë në pikat kufitare.

“Obligohen ekipet teknike mjekësore të QKMF’ve, me mbështetje e Policisë së Kosovës të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hynë në pikat kufitare, Mërdar, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Aeroporti e Kosovës”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit