8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Filmohet burri duke luhatur vajzën e vogël, në tarracën e katit të tetë të apartamentit në Porto Riko

Rekomandime

Një burrë po akuzohet se ka vënë në rrezik jetën e një fëmije, pasi është filmuar duke e luhatur me shpejtësi të madhe vajzën e vogël në ballkonin e apartamentit në katin e tetë.

Videoja e filmuar në Porto Riko, shfaq një burrë duke e shtyrë me shpejtësi të madhe vajzën që ishte në luhatëse, pa ndonjë pajisje mbrojtëse përpara – ku i dilte trupi jashtë tarracës në një lartësi prej mbi 25 metrave, shkruan  Dailymail.

- Advertisement -

Videoja 12 sekondëshe është postuar në Twitter nga Jonathan Padilla si dhe në Reddit, ku të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin janë rrëqethur nga frika.

Autori i videos që me profesion është gazetar i Mexican Herald, thotë se pamjet janë filmuar më 16 maj në Puerto Riko, ku qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre si pasojë e coronavirusit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit