12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Filozofi Latifi i përgjigjet hoxhës së Mitrovicës që beson se thatësira erdhi nga gjynahet: Ky është kriter themelor i injorancës

Rekomandime

Ka disa kohë që kushtet atmosferike nuk janë në favorin tonë. Kosova po përballet me mungesë të reshjeve atmosferike, çka ka çuar në rënie të nivelit të liqeneve, e si pasojë edhe mungesë të ujit në disa rajone të Kosovës.

- Advertisement -

E për këtë problem imami nga Mitrovica, Fatmir Latifaj gishtin e ka drejtuar drejt sjelljes tonë si shoqëri. Ndër të tjera ai duke qarë, ka thënë se kjo që po e përjetojmë vjen si pasojë e “gjynaheve” tona.

Ndaj pohimeve të tilla ka reaguar filozofi Blerim Latifi i cili ka thënë se të mendosh se fenomenet natyrore ndikohen nga veset e njerëzve është kriteri themelor i injorancës, shkruan Reporteri.net

“Kriteri themelor i injorancës: Të mendosh se fenomenet e natyrës, si termetet, stuhitë, e thatësitë, ndikohen nga veset njerëzore. Habermasi ka të drejtë: Iluminizmi është projekt i papërfunduar!”, ka shkruar Latifi.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit