12.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Finalja Kosovë-Serbi, çfarë marrëveshje pret Britania e Franca? flasin ambasadorët në Beograd

Rekomandime

Ambasada e Britanike në Beograd ka thënë se i përket Kosovës dhe Serbisë që të vendosin për rezultatin e dialogut. Britania e Madhe, thonë nga Ambasada, e mbështet fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe pret që procesi i dialogut të çoj drejtë një marrëveshje gjithëpërfshirëse nga e cila përfitojnë edhe Kosova edhe Serbia.

- Advertisement -

“Britania e Madhe e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Ne mbështesim fuqishëm dialogun e drejtuar nga BE-ja dhe i përket Kosovës dhe Serbisë që të vendosin për rezultatin e këtij procesi, nga i cili ne presim që të çoj drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse nga e cila do të përfitojnë të dy vendet”, kanë thënë nga Ambasada, shkruan Danas.

Ndërkohë nga Ambasada e Francës në Beograd, thonë se Franca mbështet plotësisht përpjekjet aktuale të Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajcak në ndërmjetësimin e dialogut Beograd Prishtinë me synimin për arritjen e një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe ligjërisht obligative.

“Lidhur me këtë, ne mirëprësim takimin që ishte organizuar me iniciativën e Kancelarit Gjerman”, kanë thënë nga Ambasada e Francës në Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit