13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Finalja me Serbinë, profesori tregon zgjidhjen: Ja opsioni që e mbështesin ndërkombëtarët

Rekomandime

Një mundësi do të ishte që Serbisë t’i jepej një mbështetje për zhvillim nga donatorët dhe përshpejtimi i rrugës për anëtarësim për njohje – si një çmim për njohjen e Kosovës. E dyta, do të ishte këmbimi i njohjes nga Serbia për krijimin e rajoneve autonome të serbëve në Kosovës dhe për shqiptarët që jetojnë në Serbi dhe opsioni i tretë, do të ishte rikthimi i qasjes për shkëmbim territoresh, që ishte elementi kyç i draft-marrëveshjes së vitit 2018”. Kështu huhet në raportin e titulluar “Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi” i publikuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

- Advertisement -

E pas publikimit të këtij raporti, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.

Kosova ndodhet në një pozitë të vështirë në bisedimet me Serbinë. Me ndihmën e Thaçit e të Ramës Beogradi ka arritur ta bindë botën demokratike se

“Nuk mundet që njëra palë të fitojë gjithçka dhe pala tjetër të humbë gjithçka”!

- Advertisement -

Kjo formulë ka ngjit te partnerët ndërkombëtarë dhe i ka bërë ata që të mendojnë një zgjidhje me të cilën “Serbia të marrë diçka”!

Ky ishte hapi i parë i qeverisë serbe, të bindë perëndimin se “Serbia ka pjesën e saj në Kosovë”, jo të tërën!”, thotë Bytyçi, duke shtuar se fajtor kryesor është Edi Rama.

- Advertisement -
Enver Bytyçi

“Prej vitit 2014, kur Edi Rama vizitoi Beogradin e deri më sot u promovuan disa variante të “kompensimit” të Serbisë në këmbim të njohjes prej saj të Kosovës. Thaçi e Baton Haxhiu u pajtuan me këtë dhe madje thoshin se “Mosnjohja nga Serbia është katastrofë për Kosovën, nuk është katastrofë ndarja e saj dhe këmbimi i territoreve”! Të gjitha formulat për t’i tmerruar shqiptarët nga “rreziku serb i mosnjohjes” u promovuan në Beograd dhe u nxitën nga Edi Rama”.

Profesor Bytyçi shton se Serbia synon që marrëveshja përfundimtare të përfshijë shkëmbimin e territoreve.

Në këto kushte nuk kemi pse habitemi nga ajo që përmend Grupi Ndërkombëtar i Krizave në Bruksel. Tri janë variantet, thonë ata: 1) Joshja e Serbisë me integrimin dhe investime, 2) Ndarja e Kosovës, 3) Ose autonomia e zgjeruar për serbët në Kosovë.

Varianti i parë është i përshtatshëm si për bashkësinë ndërkombëtare, ashtu ehe për Kosovën. Por a do të pranohet nga ana e Serbisë? Në kushtetutën serbe thuhet se vendimi për Kosovën do të merret me referendum.

Qeveria e Beogradit nuk ka bërë asnjë hap për ta përgatitur opinionin serb për këtë opsion, ndërkohë që presidenti serb ka premtuar vazhdimisht përfitimin e territoreve ose minimumi një shtet serb brenda shtetit të Kosovës”, nënvizon Bytyçi.

Por sipas tij, opsioni i ndarjes së Kosovës do të dështojë përfundimisht.

Mendoj se opsioni i ndarjes së Kosovës, për të cilin flet Grupi Ndërkombëtar i Krizave, nuk do të realizohet, edhe pse do të ketë përpjekje për ta vënë përsëri në tryezë.

Kjo për shkak se nuk pritet që në qeverisjen e Kosovës të rikthehen Thaçi dhe thaçistët apo ramistët, por edhe se faktori ndërkombëtar është i përçarë dhe skeptik sa i përket kësaj zgjidhjeje.

Por presioni për krijimin e një Asociacioni të Komunave Serbë në Kosovë do të jetë i madh.

Aq më tepër që negociatat i drejtojnë dy diplomatë evropianë që vijnë nga dy vende (Spanja dhe Sllovakia), të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Këta të dy punojnë gjithashtu sesi ta justifikojnë aktin e njohjes nga vendet e tyre.

Dhe përpiqen t’i japin Serbisë një “Republikë Srpska” brenda Kosovës, me qëllim që ajo të pajtohet me pajtimin dhe të thonë se “Meqë Beogradi është dakord, edhe ne jemi dakord ta njohim Kosovën“!”, thekson Bytyçi.

Profesor Bytyçi shprehet se Kosova dhe institucionet e saj duhet të ndërtojnë një strategji për dialogun me Serbinë.

Nëse ndodh kështu këto vende dëshmojnë se nuk kanë probleme me precedentin, për të cilin thonë se nuk e njohin Kosovën, por kanë probleme miqësish dhe aferash me Beogradin.

Kjo është e tmerrshme të ndodh në Bashkimin Evropian, ku politikat duhet të shkojnë jo në favor të Rusisë, por në favor të paqes, stabiliteti dhe sigurisë evropiane.

Në kushte të tilla, Kosova dhe institucionet e saj duhet të ndërtojnë një strategji të caktuar.

E di se nuk është e lehtë të zhbëhet investimi pro-serb i Ramës, Thaçit dhe të tjerëve në Kosovë. Por ka mundësi që të përballohet situata, të cilën këta e kanë përkeqësuar”.

Por çfarë mund të bëhet në këtë situatë sipas profesor Bytyçit?

Të krijohet menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare e të presidentit dhe pas krijimit të qeverisë Grupi Negociator. Ai duhet të hartojë jo vetëm strategjinë, por edhe taktikën e veprimit në bisedime.

Duhet të miratojë në parlament çdo dokument dhe platformë. Të paraqesë qoftë dhe me dyer të mbyllura, çdo projekt për të marrë miratimin e veprimit politik. Duhet krijuar frymë dhe veprim konkret në bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe grupet parlamentare. Konsensusi midis opozitës dhe mazhorancës do të duhet të jetë përparësi. Dhe e gjitha kjo kërkon transparencë.

Dhe në fund, nëse vihet te një qëndrim i përbashkët, duhet vendosur në parlament që fjalën përfundimtare, para nënshkrimit dhe ratifikimit, e nënvizoj edhe para nënshkrimit, do të duhet ta thonë qytetarët me referendum”, deklaron Bytyçi për “Bota sot”.

Të përdoren të gjithë argumentet e shumtë e të pashtershëm që Serbia të pranojë variantin e parë, atë të joshjes përmes integrimit dhe investimeve për të nënshkruar njohjen e Kosovës. Lëshime Kosova ka bërë pa fund. Çdo lëshim tjetër do të prekte ose sovranitetin territorial, ose funksionalitetin shtetëror.

Këto duhet të jenë të papranueshme. Në fund të fundit kushtetuta e Kosovës është kushtetutë e hartuar në Perëndim nga përfaqësuesi ndërkombëtar dhe ajo nuk mund të cenohet për lëshime të reja ndaj Serbisë.

Por gjenocidi serb kundër shqiptarëve në Kosovë është argumenti themelor dhe arsyeja pse u krijua shteti i Kosovës. Për pasojë është e drejtë e liderëve dhe institucioneve të vendit të kundërshtojnë çdo variant që cenon kufijtë dhe shtetin”.

Për fund, profesor, doktor Enver Bytyçi thotë se duhet t’i kërkohet Serbisë që ta njoh gjenocidin e kryer në Kosovë.

Me një rezolutë të veçantë të parlamentit dhe me firmën e drejtuesve të tri institucioneve themelore, president, kryetar I parlamentit dhe kryeministër, duhet t’i drejtohet një kërkesë për njohjen politike të gjenocidit serb në Kosovë të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, shoqëruar me një dosje voluminoze me provat e faktet e këtij gjenocidi.

T’u kërkohet presidentëve dhe kryeministrave të vendeve evropiane, të SHBA-së dhe vendeve tjera demokratike që Serbia të mbajë përgjegjësi politike e morale për këto krime. Nuk duhet harruar në asnjë çast se Kosova është e pavarur për shkak të krimeve serbe në këtë vend, jo për shkak se ajo mund ta fitonte pavarësinë nga statusi i mëparshëm në federatën Jugosllave. Prandaj dhe duhet arsyetuar në këtë formë të denoncimit të krimeve serbe në vend”, përfundon për “Bota sot”, profesor Enver Bytyçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit