4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

“Fitore e Serbisë së madhe”, gazetari kosovar i reagon ashpër komentatorit nga Shqipëria

Rekomandime

“Fitore e Serbisë së madhe” ishte fjalia me të cilën e mbylli transmetimin e ndeshjes Serbi – Francë komentatori i Supersportit, Alked Gjebrea.

- Advertisement -

Gjatë ditës së premte, u zhvillua ndeshja gjysmëfinale e Kampionatit Evropian në Vojelboll në kategorinë e meshkujve në mes të Serbisë dhe Francës. Ndeshje të cilën e fitoi Serbia në sete 3:2, duke u kualifikuar në finale për t’u përballur me Slloveninë.

Fjalia mbyllëse e komentatorit Gjebrea, ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.

- Advertisement -

Gazetari i nga Kosova, Bekim Aliu ka reaguar duke e quajtur të turpshme fjalinë e komentatorit të Supersportit. Madje, Beka e ka cilësuar atë si tifoz i Serbisë dhe e ka quajtur të papranueshme që ai të jetë tifoz i një skuadre që ka vrarë shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

- Advertisement -

Urime fitorja e Serbisë së madhe Alked Gjebrea

Është shumë normale të jesh tifoz i skuadrës kombëtare, por të jesh tifoz i një skuadre që ka vrarë shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë është e papranueshme.

Tifoz i Serbisë në ndeshjen gjysmëfinale të Kampionatit Evropian ishte komentatori i Supersportit nga Shqipëria, Alked Gjebrea, i cili në fund të ndeshjes tha: “Fitore e Serbisë së madhe”?!Urime Alked, u bëfsh kampion evropian me Serbinë tënde!

Të mbuloftë turpi Alked!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit