5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Fitore e shqiptarëve në Mal të Zi: U kthehen pronat në Ulqin që ua mori ushtria në ish-Jugosllavi

Rekomandime

Shqiptarët në Mal të Zi sot kanë arritur një fitore në përpjekjet e tyre për t’i rikthyer pronat që ua mori ushtria jugosllave.

- Advertisement -

Në Parlamentin e Malit të Zi, me 49 vota pro, asnjë kundër e abstenim, sot është miratuar ligji special për kthimin e pronave me ullishta në Valdanos të Ulqinit.

Me këtë ligj, të cilin e ka propozuar deputeti i Listës shqiptare Genci Nimanbegu, mbarojnë kalvaret gati 30 vjeçare të ulqinakëve të cilëve këto prona iu janë marrë në vitin 1978 nga Ushtria e Jugosllavisë.

Kthimi i kësaj ullishte në zonën më atraktive të Ulqinit ka qenë një kërkesë politike e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me këtë, pas Komunës së Tuzit, shqiptarët e Malit të Zi realizojnë edhe një kërkesë madhore politike në vend.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit