5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

CIA kishte parashikuar cka do të ndodhte nëse forcat serbe do të hynin në Shqipëri gjatë Iuftës në Kosovë

Rekomandime

Dokumenti nga koha e presidentit Bil Klinton, prej të cilit kohë më parë është heq nën-shenja e sekretit, përmban edhe dëshmi nga CIA. Në njërin nga ata i datës 5 janar 1993, ky agjencion informativ tërheq vërejtjen se “ushtria e Shqipërisë nuk mund të përballet me forcat mirë të armatosura edhe modernizuara nëse konfIikti etnik me Kosovën shtrihet në Shqipëri”.

- Advertisement -

“Ushtria e Shqipërisë ka vetëm armatim të vjetruar nga Federata Ruse dhe Kina, iu mungojnë rezervat, trajnimi, por edhe mjetet për transport në operacionet intensive Iuftarake. Mungesa e financave ka pamundësuar Tiranën të modernizojë forcat e veta, por ministria e mbrojtjes ka zgjeruar kontaktet për të marr ndihma nga ushtritë tjera për pajime edhe trajnim” thuhet në raportin e CIA të asaj kohe.

Më tutje në raport thuhet se “ Besojmë që qeveria shqiptare do përpiqet që të evitojë konfIiktin e mundshëm dhe përzierjen direkt në konfIikt, nëse vjen te trazirat në Kosovë, por përIeshjet mes trupave serbe e shqiptare do të ishin të pashmangshme” – thuhet në dokumentin e CIA-së.

“Tirana sigurisht do të ndihmojë shqiptarët etnik në Kosovë me a.rmë të lehta dhe pajisje, sikurse do të ishte rrjet për vullnetar, armë, para që do vinin nga vendet tjera deri në Kosovë. Mbështetja shqiptare për Kosovën, do të mund të sillte te sulmet serbe në bazat ushtarake brenda Shqipërisë, që do fuste Tiranën në luftë. Ndonëse Shqipëria do i drejtohej bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë, kjo do të orientohej në Turqi në aspektin e sigurisë. Ankaraja tashmë po trajnon oficer shqiptar dhe ka premtuar ndihmë nëse Serbia niset drejt Shqipërisë, bazuar në raportin e atasheut ushtarak amerikan për mbrojtje “ të publikuar në raportin e CIA-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit