3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fituesi i “Topit të Artë” i bashkohet Iuftës në Ukrainë

Rekomandime

Igor Belanov, fituesi i ”Topit të Artë” në vitin 1986 kur ishte ylli i përfaqësueses së Bashkimit Sovjetik, ka marrë armët dhe ka dalë në front për të mbrojtur territorin e Ukrainës nga pushtimi rus.

Belanov, i lindur në Odesa dhe një nga futbollistët më të mëdhenj ukrainas, ka qenë për shumë vite ylli i Bashkimit Sovjetik e sidomos Dinamos së Kievit, të cilën e udhëhoqi drejt triumfit në Kupën e Kupave në vitin 1986.

- Advertisement -

Tashmë 61-vjeçar, ish-futbollisti ka postuar në rrjete sociale foto teksa shfaqej në front i armatosur dhe në mbledhje me forcat e tjera vullnetare të ushtrisë së Ukrainës.

- Advertisement -

“Kurajë mahnitëse edhe shpirt luftarak i pashtershëm! E gjithë kjo dhe më shumë, karakterizon ushtarët tanë të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ne jemi me ju!

- Advertisement -

Paqe për Ukrainën dhe lavdi të gjithëve që përballen me pushtuesit të cilët me guxuan të vijnë të shkatërrojnë tokën tonë dhe njerëzit tanë të lirë dhe heroikë!

Duke besuar te fitorja jonë e shpejtë!

Lavdi për Ukrainën!”, ishte mesazhi i Belanov në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit