0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Fizikani serb kërcënon se do të Iargohet nga Shtërpca: Nuk ka punë, Jevtiq vendos për këtë

Rekomandime

Lazar Millenkoviq, i diplomuar në fizikë, ka bërë të ditur se ai dhe familja e tij do të largohen nga vendlindja e tyre fshati Sevcë në Komunën e Shtërpcës, sepse siç thotë ai, atje nuk ka punë për të dhe familjarët e tij. Ai fajëson për gjithçka kryetarin Dalibor Jevtiq, i cili “është i vetmi që vendos kë të punësojë e kë të shkarkojë”. Ndërsa komuna i mohon këto pretendime, me arsyetimin se është vend pune “sipas sistemit të Republikës së Serbisë” për të cilin nuk janë përgjegjës, shkruajnë mediat serbe.

- Advertisement -

29-vjeçari Lazar Millenkoviq nga fshati Sevcë punonte në tri shkolla në shkollën fillore “Staja Markoviq”, në shkollën fillore “Sharski odred” dhe në shkollën fillore “Jovan Cvijiq”, ku ligjëronte dy orë në javë. Në dy shkolla ligjëronte fizikë dhe matematikë në një shkollë. Ai u punësua më 1 shtator 2021 dhe të gjitha kontratat e tij ishin për 60 ditë.

“Pas kësaj janë zgjatur, deri në urdhrin e Dalibor Jevtiqit (kryetari i Komunës së Shtërpcës) që më në fund të më jepet një vendimi për pushim. Në vendin tim e kanë punësuar kolegen e cila është në të njëjtin nivel si unë. Përse mua m’i hoqën orët e ia dhanë asaj, duhet të pyesni Dalibor Jevtiqin”, tha Millenkoviq.

Ai theksoi se të njëjtin shpjegim e ka marrë edhe nga drejtori i shkollës fillore “Sharski odred” në Sevcë dhe nga drejtori i shkollës fillore “Staja Markoviq” në Shtërpcë, ku sipas tij, thuhet:

- Advertisement -

“Lazo, duhet të të largojmë, ka ardhur urdhri, duhet të pranojmë dikë tjetër.”

“Sigurisht që nuk kanë pasur asnjë ankesë për punën time në shkollë. Sa për drejtorët e të gjitha shkollave kemi vetëm një gjë t’u them – lavdërime, as për ta nuk është e lehtë sepse janë nën presion të madh, nuk kanë guxim as të pyesin të pyesin pse mi hoqën orët dhe pse ia dhanë dikujt tjetër”, shpjegoi Millenkoviq.

- Advertisement -

Mirëpo, drejtoresha e shkollës fillore “Staja Markoviq” ka thënë se Milenkoviq ka punuar si zëvendësues.

“Ai ishte zëvendësues. Një kolege në pushim të lehonisë. Ai kishte kontratë deri në 60 ditë dhe kjo ishte arsyeja për mua. Këtë mund t’ju them vetëm si drejtor”, na tha shkurt Çedomir Nikolliq.

Zheljan Stojqetoviq, drejtor i shkollës fillore “Sharski odred” në Sevcë dhe Srdan Ivanoviq nga shkolla e mesme “Jovan Cvijiq” nuk ishin të qasshëm për koment.

Ndaj akuzave të Lazar Milenkoviqit se kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, është përgjegjës për gjithçka, Shërbimi Informativ i Komunës së Shtërpcës është përgjigjur kështu:

“Faleminderit për pyetjen tuaj. Përndryshe, fakti është se ne po flasim për dy sisteme të ndryshme dhe se kjo pyetje i referohet arsimit që funksionon në një sistem të financuar nga Republika e Serbisë. Na vjen keq që vëmendja mediatike e individëve merret ashtu duke e fajësuar Daliborin Jevtiqim për gjithçka, padyshim që është mënyra më e lehtë për ta. Komuna e Shtërpcës është gjithmonë në dispozicion për çdo gjë që del nga fushëveprimi i kësaj vetëqeverisje lokale”, ishte përgjigja e shkurtër në pyetjen e Kim Radio.

Megjithatë, Millenkoviq nuk pajtohet me këto pretendime.

“Kryetari i komunës është i vetmi që vendos se kë do të punësojë dhe kë do ta shkarkojë. Unë i jam drejtuar komunës së Shtërpcës dhe kryetarit Dalibor Jevtiq shumë herë. Ata ishin gjithmonë ‘në një udhëtim pune’ dhe dera ishte e mbyllur. Unë kam dërguar edhe një letër ku kam thënë se nëse askush nuk na ndihmon do të detyrohemi të largohemi nga vendlindja”, theksoi Millenkoviq, duke shtuar se askush në familjen e tij nuk është i punësuar.

Përveç tij, të papunë janë edhe dy vëllezërit, prindërit dhe daja, ndërsa në të njëjtën shtëpi jeton edhe gjyshja e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit