8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nuk ndalet eurodeputetja gjermane, i reagon edhe Petkoviqit

Rekomandime

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se dëshiron që serbët e Kosovës të mbrohen, duke reaguar ndaj deklaratës së drejtorit të Zyrës për Kosovë Petar Petkoviq. Ky i fundit ka thënë se nëse von Cramon, do të kujdesej për serbët “ajo do të dënonte 110 suIme të motivuara etnikisht”.

Ajo ka shkruar në Twitter se dëshiron që serbët e Kosovës të mbrohen sa më shumë.

- Advertisement -

“Unë dua që serbët e Kosovës – në jug dhe veri të Ibrit – të mbrohen sa më shumë që të jetë e mundur. Për të shmangur një rast tjetër si të Oliver Ivanoviqit, i cili mbetet i pazgjidhur për shkak të mungesës së sundimit të ligjit ose një “dite të mjegullt” në veri”, tha ajo.

Petkoviq më herët ka reaguar ndaj deklaratës së von Cramon, e cila dje tha se KFOR-i është informuar për aksionin e policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 13 tetor dhe se ishte e qartë “se nuk kishte dyshim se ishte e nevojshme”.

Gjatë ditës, von Cramon iu kundërpërgjigj edhe ambasadorit të Serbisë në SHBA Marko Gjuriq, i cili e quajti atë “dashnore” të Kurtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit