2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Fjalët e para të familjarëve të njërit prej viktimave të tragjedisë në Matin 1

Rekomandime

Dita e djeshme për banorët e lagjes “Mati 1” në kryeqytet ishte e kobshme. Ata u tmerruan nga ajo çka panë. Dy familje në atë lagje vendosën që me anë të armëve t’i zgjidhin problemet e tyre personale.

Njëri nga personat që ka vdekur si pasojë e plagëve të marra raportohet se është Bashkim Mehmeti i cili jetonte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

- Advertisement -

Familjarët janë shprehur të shkatërruar me vdekjen tragjike të tij. Ata e kanë kujtuar atë si njeri që gjithmonë u ka qëndruar pranë në momente të vështira. Njëri nga familjarët e tij ka bërë një postim prekës në llogarinë e tij Facebook.

Ndërkohë nga QKUK kanë konfirmuar se gjendja e dy të plagosurve të tjerë është shumë e rëndë.

- Advertisement -

Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi në lagjen “Mati 1”, mbetën fillimisht të plagosur 4 persona. Dy prej tyre nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Ndërsa dy të tjerë po vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë.

- Advertisement -

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së, tregon për gjendjen e tyre aktuale.

“Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, ka thënë Fazliu.

Policia ende nuk ka bërë të ditur zyrtarisht motivet e rastit, por sipas dëshmitarëve në konfliktin e armatosur janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna, për shkak të kontestit pronësor.

Policia deri më tash ka arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast tragjik.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit