15.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Me këtë referendum, Vuçiç do të heqë dorë nga Kosova

Rekomandime

Lëvizja Popullore e Serbëve nga Kosova “Otadzbina” vlerësoi se me miratimin e Ligjit për referendum, “regjimi” i Aleksandër Vuçiçit përgatiti bazën ligjore për shfuqizimin e preambulës kushtetuese ku thuhet se Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

“Ligji për drejtësinë është vetëm një hapje e asaj që është e rëndësishme dhe ajo që Vuçiç u ka premtuar mentorëve të tij perëndimorë, e ajo është heqja e paraaumbulës si pengesë kushtetuese dhe menjëherë më pas njohja e republikës së vetëshpallur të Kosovës”, tha lëvizja.

- Advertisement -

Theksohet se “për hir të mbijetesës së zhveshur në pushtet”, presidenti serb Vuçiç do të heqë dorë nga krahina jugore.

“Sepse largimi nga pushteti do të thotë edhe burg, dhe presidenti i Serbisë do të sakrifikojë gjithçka dhe do ta dorëzojë vetëm për të shmangur burgimin afatgjatë. Nuk do të jetë e vështirë për ata që mundën të nënshkruajnë marrëveshjen tradhtare të Brukselit, përkatësisht Aleksandar Vuçiçin dhe Ivica Daçiqin, ta çojnë deri në fund tradhtinë, e kjo është heqja e preambulës dhe njohja e shtetit separatist në Prishtinë”, thuhet në deklaratë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit