7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Gaxherri: Protestat në ballkone po i organizon Lëvizja Vetëvendosje

Rekomandime

Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri, foli për protestat të cilat po organizohen në ballkonet e shtëpive dhe banesave në shenjë revolte për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Ajo tha se kjo protestë nuk po realizohet nga qytetarët, por nga Vetëvendosja.

Sipas saj, kjo parti nuk është e përshtatshme as në pushtet e as një opozitë.

“Unë se kuptoj formën e protestave, mund të këtë protesta edhe kundër këtij kryeministri që e ka sjellë vendin në këtë gjendje edhe kundër kësaj qeverie. E mbaj mend që në kohën që LDK-ja i bënte këto protesta ka qenë regjimi serb këtu. Qytetarët nuk janë që po protestojnë për mosramjen e Qeverisë, Lëvizja Vetëvendosje po i organizon këto protesta edhe kur është në pushtet edhe opozitë pasi që nuk është e përshtatshëm as për opozitë e as për pushtet”, deklaroi Gaxherri për Front Online.

- Advertisement -

Në pyetjen se çfarë do të bëjnë LDK-ja në rast se nuk caktohet seanca e Kuvendit për votimin e mocionit këtë javë, Gaxheri tha se po e pret qëndrimin e organeve të partisë.

“Unë i pres qëndrimet e organeve të parëtisë por edhe të institucioneve të Kosovës siç vepron shumica do të veproj edhe unë”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit