Fjalët prekëse të familjares së të riut që vdiq sot në aksidentin e rëndë në Lipjan

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralën Lipjan-Shtime, ku ka mbetur i vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar.

I riu i cili humbi jetën në këtë aksident është K. Hoxha nga Lipjani, shkruan Reporteri.net

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur policia dhe familjarët në rrjetet sociale.

Motra e të ndjerit ka bërë një postim prekës në llogarinë e saj në Facebook, ku ka shprehur dhimbjen për ndarjen e tij të hershme nga jeta.

Kujtojmë se brenda pak orësh në Kosovë kanë ndodhur tri aksidente me fatalitet, ku kanë vdekur pesë persona dhe disa të tjerë kanë përfunduar me lëndime trupore.