Fjalët prekëse të familjarit për dy vëllezërit kosovarë që u privuan nga jeta në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Gjermani. Si pasojë e të shtënave me armë, një 39 vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa vëllai i tij ishte plagosur rëndë. Gjatë ditës së sotme familjarët kanë njoftuar se edhe i plagosuri ka ndërruar jetë, shkruan Reporteri.net.

Një nga familjarët e të ndjerëve ka bërë një postim prekës në llogarinë e tij në Faacebook, ku edhe ka dhënë lajmin për vdekjen e tyre.

“Ju njoftoj miq shokë se sot morën lajmin shumë tragjik për humbjen e dytë Haki Lumi i cili mbet i plagosur dhe nuk mundi të ju mbijetoj plagëve të marra. Pushoni në paqe daja Haki e Fatos Lumi. Inshallah Zoti ju shpërblen me xhenet. Shumë vdekje e rëndë dy vëllezër në moshë shumë të re me i marrë vdekja”, ka shkruar ai.

Kujtojmë, se dje në qyetin e Abensbergut në Baravrinë e Poshtme është njoftuar për të shtëna armësh, të cilat janë dëgjuar në parkingun e një supermarketi në rrugën “Strabuinber”, duke çuar deri te vdekja e dy kosovarëve Fatos dhe Haki Lumi.

Dyshohet se personat të cilët kanë shtënë në drejtim të vëllezërve Lumi janë po ashtu me prejardhje nga Kosova.