17 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Fjalimi prej fitimtari i Bidenit: Më treguat se doni ta bashkoni vendin, jo ta vazhdoni përçarjen

Rekomandime

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se ai do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale pasi ka epërsi në shtetet kyçe ndaj rivalit Donald Trump.

“Numrat na tregojnë, është një rrëfim i qartë dhe bindës – ne do ta fitojmë këtë garë”, tha Joe Biden në mbrëmjen e së premtes, duke shtuar se ai dhe kandidatja për nënpresidente, Kamala Harris, tashmë janë duke u takuar me ekspertë për t’u përgatitur për Shtëpinë e Bardhë.

- Advertisement -

Fjalimi i Bidenit nga shtëpia e tij në Delaware fillimisht ishte planifikuar si fjalim festiv për fitore, por ai e ndryshoi qasjen për shkak të mungesës së deklaratës zyrtare nga televizionet dhe parashikuesit e zgjedhjeve për fitoren e tij përfundimtare.

Duke prirë me më shumë se 4 milionë vota të përgjithshme ndaj rivalit Trump, Bideni tha se amerikanët ia kanë dhënë mandatin për t’i luftuar pandeminë, vështirësitë ekonomike, ndryshimet klimatike dhe racizmin sistematik, shkruan Reuters.

- Advertisement -

“Ata (votuesit) bënë të qartë se dëshirojnë që vendi të bëhet bashkë, jo të vazhdojë të ndahet”, tha mes tjerash ish-nënpresidenti amerikan, i cili më parë e ka vizituar Kosovën.

Ai aktualisht është në epërsi votash në Pensilvani, Georgia, Arizona dhe Nevada dhe ky rezultat e afron më shumë afër fitores. Në anën tjetër, Trumpi është në epërsi vetëm në Karolinën Veriore.

- Advertisement -

Amerikanët janë duke pritur më gjatë se në të gjitha zgjedhjet presidenciale që nga viti 2000 për ta ditur fituesin në kohën kur zyrtarët po vazhdojnë t’i numërojnë votat me postë, që janë në shifër rekorde. Pandemia ka shtyrë miliona amerikanë që t’i shmangin radhët në qendrat e votimit dhe të votojnë përmes postës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit