7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Fjolla Morina i organizon një festë luksoze për ditëlindjen e parë qenit të saj

Rekomandime

Këngëtarja shqiptare, Fjolla Morina, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Ajo ditën e sotme (e mërkurë) tregon se ka organizuar një festë për ditëlindjen e parë të qenushit të saj të quajtur, Bobby.

- Advertisement -

Artistja madje i ka bërë një kremte luksoze me balona të bardhë e të kaltër, në të cilën po ashtu nuk ka munguar edhe një tortë e veçantë.

“Urime ditëlindjen. Bobby, djali im”, kanë qenë fjalët që ka shkruar përkrah postimit.

- Advertisement -

Këngëtarja ka shpërndarë edhe një moment përkrah tij duke e mbajtur në krah me një palë pantallona të bardhë e triko rozë.

Postimi ka marrë reagime të shumta nga miqtë edhe ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar.

- Advertisement -

Fjolla pak më parë është liruar nga paraburgimi, gjersa tani po shijon jetën me familjen e vajzat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit