1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Flamujt serb në Tiranë, reagon kryeministri Edi Rama: Nuk jam tradhëtar!

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “Ballkani i Hapur” është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar.

Kështu u shpreh ai derisa iu kundërpërgjigj një komentuesi në postimin e tij në Facebook.

- Advertisement -

“Diten qe Rama do e vizitonte Beogradin , serbet e dogjen flamurin e Shqiperise, ne mes te Beogradit, edhe nuk pati asnje reagim nga Tirana zyrtare.Sot ngritet flamuri i krimeve, masakrave , perdhunimeve, debineve, e çka jo tjeter.Kjo eshte kulmi.Sipas te gjitha gjasave po ndodh Serbia e madhe e cila po shtrihet deri ne Adriatik.Ate qe se arriten asnje mbretni serbe po e realizon RAMA .Pse heshte presidenti i Shqiperise, pse heshtin populli i Shqiperise ?Sot eshte dita e TURPIT e qeverise Rama, e i gjithe Shqiperise”, ka shkruar një qytetare.

Kurse Rama tha se në Beograd ka kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia dhe se atëherë e shpallën hero.

Por shtoi se nuk ishte hero atëherë e as nuk është tradhëtar tani, veçse është kryeministër i Shqipërisë.

- Advertisement -

“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptar“, tha Rama.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit