3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Flasin nga AAK, tregojnë se a do t’i bashkohen koalicionit LDK-AAK-NISMA

Rekomandime

Një zgjidhje e mundshme, nëse nuk arrihet koalicioni LDK-LVV, po shihet edhe mundësia e një krijimi të një koalicioni tjetër mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës.

Opsionet e fundit në rast të një mosdakordimi mes VV-së dhe LDK-së, i ka dhënë mbrëmë anëtari i kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri.

- Advertisement -

Por këtë mundësi nuk e përjashtojnë as nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Rasim Selmanaj, nga radhët e AAK-së, tha për GazetaBlic, se partia e tij do të ulet dhe do ta shqyrtojë këtë mundësi.

“Nëse nuk arrihet marrëveshje ne do të ulemi do ta shqyrtojmë këtë dhe do të marrim qëndrim si parti”, tha Selmanaj.

- Advertisement -

Selmanaj thotë se këtë mundësi do ta shqyrtojnë pasi të dalin vendimet e fundit mes VV-së dhe LDK-së.

“Ne po presim çka po ndodhë me marrëveshjen e mundshme të VV-së dhe LDK-së”, tha Selmanaj për Gazeta Blic.

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Ismet Beqiri, është shprehur mbrëmë se një mundësi e koalicionit mes LDK-së, AAK-së dhe Nismës, do të merret në konsideratë.

Tutje Arbërie Nagavci ka thënë sot për GazetaBlic, se qëndrimet e zyrtarëve të LDK-së janë individuale dhe jo zyrtare.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas afro 4 muajsh bisedime, ende nuk kanë arritur një marrëveshje finale e cila do të mundësojë krijimin e institucioneve. /GazetaBlic/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit