7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rezoluta për shkarkimin e anëtarëve të Srpskas, Osmani përplaset keq me Simiqin

Rekomandime

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur ashpër me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, rreth propozimit për miratimin e një rezolute në të cilën kërkohet përjashtimi i anëtarëve të Srpskas nga Qeveria të cilët përkrahin vendimet e Serbisë kundër pavarësisë dhe integritetit territorial.

Simiq ka thënë se një deklaratë e tillë nuk mund të jetë si subjekt i një rezolute të tillë.

- Advertisement -

Ai tutje ia ka përmendur Vjosa Osmanit edhe 20 votat e Listës Serbe për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë reagimi i Osmanit ka qenë i menjëhershëm.

Kryekuvendarja Osmani i ka thënë Simiqit se ajo se ka ndjekur askënd korridoreve për vota.

- Advertisement -

Ajo gjithashtu i ka kujtuar Simiqit se deklarata rreth përkrahjes së Vuçiqit është e Listës Serbe, dhe se kreu i partisë është Goran Rakiq, zëvendëskryeministri i Kosovës.

Nuk keni asnjë nevojë të paraqitni të pavërteta para këtij Kuvendi.

- Advertisement -

Unë asnjëherë se kam ndjekur askënd korridoreve për asnjë votë. Kjo është një deklaratë e pavartetë nga ana juaj.

Deklarata të cilën e lexova, të cilën e keni lëshuar në gjuhën serbe dhe atë angleze thotë se mbështesni presidentin Vucic në luftën për “Kosovën dhe Metohinë”, kjo është deklaratë e Listës Serbe, kryetar i Listës Serbe është Goran Rakiq, përveç nëse e keni ndryshu në ndërkohë..

Ndërsa kur më keni votuar, nëse keni menduar që unë e përkrah këdo, që i bashkohet vucicit në beteja diplomatike e politike, e keni pasur gabim.

Ju e thatë me të drejtë, keni thënë që po votojmë për themelim të institucioneve.

Të gjithë e dimë që skeni votuar për mua si person, por për themelimin e institucioneve”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit