Flet austriaku që u arrestua për mashtrim me viza: Kosovarëve u pëlqen të marrin këshilla, por jo të paguajnë

Austriaku që u arrestua ditë më parë për mashtrim me viza, po thotë se ai nuk e ka bërë një vepër penale të tillë, por se vetëm ka këshilluar disa kosovarë se si të marrin vizë më lehtë, transmeton Gazeta Metro.

Ai po mohon çdo dyshim, teksa ka plot ankesa në drejtësinë kosovare.

“Unë këshilloj njerëz, se si të kalojnë në procesin e marrjes së një vizës. Fillimisht ndihmova disa mqi të mij, por nuk u kam amrr të holla sepse i kam shokë. Pastaj e bëra këtë si biznes që të fitoj, por unë nuk lëshoj viza, sepse ato i lëshon ambasada”, ka thënë ai.

“Unë nuk u kam premtuar asgjë atyre, të gjithë e kanë nënshkruar këtë dokument unë nuk i kam detyruar për asgjë”, shton tutje ai.

Sipas tij, policisë nuk i ka interesuar të dëgjojnë edhe pjesën e tij, por vetëm e kanë prangosur.