8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Flet babai i 18 vjeçares nga Ferizaj: Vajza ka qenë nën presion, nuk na ka treguar asgjë, organet e drejtësisë të zbardhin rastin

Rekomandime

Babai i v.ktimës 18 vjeçare nga Ferizaj, Muhabi Osmani, ka thënë në RTK se vonë e ka kuptuar se vajza e tij ka qenë me një person që ka pasur vepra kriminaIe.

- Advertisement -

Ai thotë se është shumë i t.onditur me rastin, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe për ta kapur përsonin e dyshuar i cili, siç thotë ai, vajzën e tij e privoi nga jeta.

Babai i 18 vjeçares lutet që ky rastet të jetë i fundit.

Ai apelon që prindërit të kenë kujdes dhe të përcjellin fëmijët e tyre se me kënd shoqërohen.

- Advertisement -

Osmani thotë se vajza ka jetuar afër dy muaj me të dyshuarin, por siç thotë ai, vajza e tij ka qenë në presion dhe është frikësuar ti tregojë familjes për d*unën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati.

Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18 vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik.

- Advertisement -

Muhabi Osmani shprehet i mllefosur me organet e drejtësisë se si e kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.

“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij përsoni i cili familjen time e g*diti keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit