-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Flet biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, çka thotë ai për armët e kapura dhe për këngëtaren

Rekomandime

Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestuam e Fjolla Morinën dhe Fitim Muji, shoferi i kësaj të fundit që gjithashtu u vu në pranga, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete.

- Advertisement -

Përpara grupit hetimor, Syla dhe Muji, janë shprehur se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.

Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

- Advertisement -

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua para dy ditësh, pasi iu gjet një amrë zjarri në çantë, fishekë dhe një armë lodër e llojit çakmak. Ajo u vu në pranga dhe sipas akuzës së ngritur ‘trafik armësh në bashkëpunim’, rrezikon deri në 20 vite burg. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital, për shkak se nuk po ndihej mire, por pak orë më vonë e rikthyen në qeli. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë çështja e këngëtares deri në fund.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit