11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Politologu Haziri jep lajmin e keq: Kosovën dhe Qeverinë Hoti do ta udhëheq paraskena e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit me kompani

Rekomandime

Kosovën, me qeverinë Hoti, do ta udhëhiqnin Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Begjet Pacolli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, por edhe një rol të madh do ta ketë Lista Srpska, që në praktikë është dora e djathtë e Aleksandër Vuçiqiqit.

Kryeministri dhe ministrat do të jenë vetë zbatues të vendimeve të tyre, të këtij grupi telekomandues nga distanca për të plotësuar qëllimet dhe planet e tyre.

- Advertisement -

Pra, nga dita e djeshme është fuqizuar roli i Serbisë brenda Kosovës, ajo aq ndikim do të ketë ndikim aq sa do të përcaktoj çdo zhvillim brenda shoqërisë sonë.

Vet presidenti serb është determinues i çdo procesi, sikur që ishin së fundi edhe në krijimin e Qeverisë”, thotë Arsim Haziri.

Arsim Haziri

Politologu Arsim Haziri, e sheh hapin më të gabuar që ka bërë ndonjëherë LDK-ja, në të gjitha mandatet e deritashme pas zgjedhore përKuvendin e dhe Qeverinë e Kosovës, duke shkëputur një koalicion qeverisës më partnerin që e kishte zgjedhur një vit e më shumë përpara zgjedhjeve për ti sjellë vendit ndryshime, por që të njëjtin partner e largon, e tradhton akoma pa i mbushur dy muaj në bashkëqeverisje dhe në kundërshtim me kushtetutën, duke koketuar me opozitën formimin e një relacion të ri politik për të bashkë qeverisur tutje.

- Advertisement -

Sipas politologut Haziri, me këtë tradhti ndaj votës dhe besimit qytetar, e ardhmja e LDK-së do të vihet në pikëpyetje serioze ekzistenciale si subjekt politik, pasi që edhe pakënaqësitë brenda për Brenda janë të dukshme, sado që ato nuk po shpërfaqen hapur në përmasat që janë.

Politologu Haziri thotë se mjafton të kujtohen mospajtimet që janë shfaqur hapur kundër linjës së fortë uzurpatore të demokracisë brenda LDK-së, nëpërmes figurave reformatore që nuk deshën të bëhen pjesë e koalicionit LDK-AAK-NISMA e lista serbë, sikur që janë disa nga figurat më të votuara, nga nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, ish ministri Lumir Abdixhiku e deputetët Haxhi Avdyli dhe Fatmir Rexhepi, sepse ata ishin të vetëdijshëm plotësisht në interes të kujt është prishja e koalicionit me LVV-në dhe nën ndikimin e kujt do të bije qeveria e re, ndonëse e drejtuar formalisht nga Avdullah Hoti.

- Advertisement -

Kosovën, me qeverinë Hoti, do ta udhëhiqnin Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Begjet Pacolli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, por edhe një rol të madh do ta ketë Lista Srpska, që në praktikë është dora e djathtë e Aleksandër Vuçiqiqit.

Kryeministri dhe ministrat do të jenë vetë zbatues të vendimeve të tyre, të këtij grupi telekomandues nga distanca për të plotësuar qëllimet dhe planet e tyre.

Pra, nga dita e djeshme është fuqizuar roli i Serbisë brenda Kosovës, ajo aq ndikim do të ketë ndikim aq sa do të përcaktoj çdo zhvillim brenda shoqërisë sonë.

Vet presidenti serb është determinues i çdo procesi, sikur që ishin së fundi edhe në krijimin e Qeverisë”, thotë Arsim Haziri.

Sipas tij kjo qeveri e cila do të jetë e komanduar nga kokat kryesore të politikës jashtë kabinetit qeveritar, do të jetë dështimi më i madh që do ti mbetet në kujtim Isa Mustafës si akademik dhe LDK-së do ti hakmerret duke humbur elektoratin në zgjedhjet që po vijnë.

Shiheni ku na dërguan akademikët e LDK-së, shihe kujt ia fuqizuan e ofruan rolin përbrenda shtetit tonë.

Elektorati e ka vërejtur këtë, e kanë vërejtur edhe figura me peshë brenda LDK-së që nuk pajtohet me këtë realitet të mbrapsht.

Nga tash e tutjebrenda ekzekutivit, në postin e zëvendëskryeministrit e kemi një çetnik, një mohues të përbetueshëm të ekzistencës së shtetit tonë prandaj me këtë nënshtrim ndaj Serbisë me të drejtë nuk është pajtuar as nënkryetarja e LDK-së Vjosa osmani, as deputet Haxhi Avdyli e Fatmir Rexhepi, kurse pjesë e kësaj qeverie nuk ka dashur të jetë për shkak të parimeve dhe premtimeve të dhëna ish ministri Lumir Abdixhiku.

Kjo çfarë po ndodhë vërtetë është e tmerrshme dhe rrënuese për shoqërinë tonë por është zhgënjyese mashtruese për të gjithë votuesit e LDK-së”, thotë politologu Arsim Haziri.

Aleksandër Vucic, tash e tutje do ta ketë levën themelore për çdo zhvillim përbrenda qeverisë sonë.

Askush askujt të mos i tregoj se si po realizohet e për kënd po realizohet politika, mjafton të shihet publikja, rrethanat aktive të ekzistencës e shtrirjes së saj dhe çdo gjë njihet e adresohet.

Karshi politikës e gjendjes shpresë, duhet të ngritët edhe populli, veprimet e tij duhet të jenë urgjente dhe të menjëhershme dhe stoike për të ardhmen e këtij vendi”, thotë Arsim Haziri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit