0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Flet e përlotur mjekja italiane me koronavirus: Të gjithë jemi fajtorë, do të mbajmë përgjegjësi

Rekomandime

Quhet Daniela De Rosa, mjeke veterinere në Itali e cila edhe pse ende e lidhur me një apaturë respiratore në shtratin e krevatit në spital, fati e deshi të fitojë betejën me COVID 19. Për të është dita e parë e një tamponi negative ndaj koronavirusit, është dita e parë që mund të thotë disa fjalë, të cilat ka zgjedhur t’ia drejtojë të gjithëve.

Nga shtrati i spitalit ku ndodhet e shtruar, Daniela De Rosa dëshironte bënte një apel për shumë njerëz, të cilët ende nuk e kanë kuptuar agresivitetin e COVID -19, duke shkelur të gjitha rregullat e dekreteve të fundit dhe apelimet e nisura nga Presidenti De Luca dhe kryetarët e kampanëve.

- Advertisement -

“Kemi qenë të gjithë fajtorë të niveleve të ndryshme, por mbi të gjitha kush e ka bërë lirisht duke e ditur që po bën një krim” thotë ajo në mesazhin e saj, ndërsa thekson se sot ndodhet në jetë falë përkushtimit të mjekëve dhe natyrisht me dashurinë e Zotit, që deshi dhe vendosi se nuk kishte ardhur momenti për të.

Mesazhi i plotë :

“Mirëmbrëma të gjithëve! Unë jam doktoreshë De Rosa, veterinere e provincës Avelino. Një ndër rastet e parë pozitiv me Covid19.

- Advertisement -

Tani do t’ju spjegoj se perse jam sot këtu per të ndarë këtë mesazh mbi të gjitha për ata që do ta ngulisin mirë jo vetëm ta dëgjojnë, më vjen keq edhe pse do te prek ndjeshmërinë e ndonjërit për mënyrën si po prezantohem por ishte një zgjedhje e detyruar, sepse një komunikatë e shkruar edhe e shoqëruar me një foto, nuk do të kishte dhënë të njëjtën ide dhe mendimin qe dua të ndaj.

Jam mbyllur në izolim në këtë spital, në luftë me COVID 19, prej ditësh sa nuk numërohen më.

- Advertisement -

Nuk mund të hap dritaren, nuk kam kontakte me asnjë, vetëm dy herë në ditë, një me një mjek për kontrollin e përditshëm dhe tjetri kur më sjell drekën dhe darkën, e cila më lihet në një karroce pas dere në të cilën duhet të mbaj një distancë të caktuar metrash.

Koronavirusi më ka shkaktuar një sëmundje të rëndë pulmonare intersticiale, me insuficensë të madhe të frymëmarrjes.

Unë jam një grua 43 vjece, që para këtij episodi, gëzonte shëndet të plotë, por papritur u gjenda e lidhur pas kësaj aparature respiratore e të luftoj me vdekjen dhe Covid 19.

Kjo ishte pas vdekjes së babait tim, eksperienca më e vështirë e jetës time.

Luftova për t’u bashkuar me vajzat e mia, te familja ime dhe sot, pas tamponit të parë negative, mora një fije shprese, sepse po fitoj luftën.

Nuk kam fjalë për ta përshkruar ndjesinë që ka kaluar këto ditë, trupi im, shpirti im, mendja ime, por një siguri e kam, nëse nuk prekesh nga një fatkeqësi e tillë, dhe i katapultuar pranë vdekjes, nuk do të mund të kuptosh kurrë dhimbjen dhe dëshpërimin që mund të ndjesh.

Ja edhe qëllimi i mesazhit tim. Munda sot vetëm të flas, pas ditësh në insuficensë frymëmarrjeje.

Akoma jo të gjithë, në mos shumë pak persona, e kanë kuptuar vërtetë se për cfarë po flasim, nuk e di nëse për injorancë, apo se nuk kanë mjaftueshëm frikë.

Dhe sot unë do të doja që shumë njerëz të më shihnin, për të parë nëse arrini, në sytë e mi e një trupin tim vuajtjen që duhet të përballosh për të luftuar këtë virus.

Ta nisim nga vetja, sa nga ne nuk e kanë respektuar dekretin, sa nga ne plotësisht të ndërgjegjshëm për t’u izoluar dhe për të hyrë në karantinë, nuk e kanë ndjerë për detyrim ta bëjnë dhe për këtë kanë vënë në rrezik, e vazhdojnë ta bëjnë, jetën e tyre, atë të të tjerëve dhe timen, që gjendem këtu për faj të sjelljes të një prej këtyre personave.

Secili prej nesh duhet të kishte bërë pjesën e tij, është e kotë të kapesh me institucionet, nëse e dimë se jemi bartës të virusit dhe vazhdojmë qetësisht të shkojmë në punë, apo për pazare. Kemi qenë të gjithë fajtorë të niveleve të ndryshme, por mbi të gjitha kush e ka bërë lirisht duke e ditur që po bën një krim.

Cdokush duhet të mbajë përgjegjësi, por pak e kanë bërë dhe po e bëjnë. Ja pse e kam nxjerrë fytyrë, që nuk është e bukur dhe u shfaqa këtu brenda, me mikun tim ‘respirator’ që më shpëtoi jetën bashkë me përkushtimin e mjekëve që më asistuan dhe natyrisht me dashurinë e Zotit, që deshi dhe vendosi që nuk kishte ardhur ende momenti im dhe se duhej të kthehesha në familjen time. Faleminderit të gjithëve dhe më falni nëse ju kam pikëlluar.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit