10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Flet gjenerali që 22 vite më parë nënshtroi Serbinë: Jam krenar me popullin e Kosovës

Rekomandime

22 vjet më parë, NATO filloi një fushatë ajrore kundër ish-ushtrisë dhe policisë Jugosllave. Për 78 ditë NATO suImoi federatën e atëhershme Jugosllave për t’i dhënë fund spastrimit etnik që Sllobodan Millosheviçi po e bënte duke përdorur të gjithë arsenalin e tij ushtarak kundër shqiptarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Ai ka thënë se udhëheqësit e qeverisë në Serbi duhet të ndihmojnë popullin e tyre të kalojë nacionalizmin e vjetër dhe grindjet e së kaluarës.

Fushata e aleancës së NATO-s u drejtua nga gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark. Në këtë përvjetor, fotot e liderëve të atëhershëm perëndimorë u bënë virale në mediat sociale në Kosovë. Dhe fotografia e gjeneralit Clark u ilustrua gjithashtu si një shenjë mirënjohje për kontributin e tij në lirinë e Kosovës.

Në një intervistë për KosovaPress gjenerali Clark ka thënë se është krenar për popullin e Kosovës i cili Iuftoi për lirinë e tij dhe këmbënguli për të krijuar qeveri demokratike.

- Advertisement -

Ai ka rrëfyer edhe nismën e fushatës së NATO-s për të ndërhyrë në Iuftën që Serbia po bënte në Kosovë. Clark foli edhe se a është e mundur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar edhe se Serbia duhet t’a ndihmojë popullin e tyre që të kalojë nacionalizimin e vjetër.

Gjatë intervistës me shkrim dhënë për KosovaPress, Clark u pyet edhe rreth pengesave që Rusia mund t’iu bëjë përpjekjeve perëndimore për të normalizuar marrëdhëniet midis Kosovës-Serbisë.

- Advertisement -

“Unë jam krenar për popullin e Kosovës, i cili Iuftoi për lirinë e tij nga shtypja dhe ka këmbëngulur për të krijuar një qeveri demokratike. Po, unë jam shumë i kënaqur për mbështetjen nga populli i Kosovës. Por unë gjithashtu e pranoj që shumë njerëz të tjerë, si amerikanë, ashtu edhe NATO, dhe veçanërisht kosovarë, sakrifikuan kaq shumë. Ndjeva se ky ishte veprimi i duhur, një veprim të cilin Sllobodan Millosheviçi dhe politikat e tij e bënë të pashmangshëm. Unë kisha besim se do të ngadhënjenim, por në atë moment nuk mund ta parashikonim rezultatin përfundimtar – gjithçka që kërkuam ishte që spastrimi etnik të ndalej dhe paqeruajtësit e NATO-s të mund të hyjnë për të mbrojtur popullsinë. Ndërsa fushata vazhdoi, u bë e qartë se të gjitha forcat serbe do të duhej të largoheshin”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se beso që çelësi i zhvillimit politik në Kosovë është zhvillimi i barabartë ekonomik, arsimi, bujqësia, biznesi dhe tregtia, të gjitha duhet të jenë normale me vendet fqinje, kjo do të kërkojë mbështetje të vazhdueshme diplomatike ndërkombëtare, dhe pastaj populli i Kosovës duhet të presin që qeveria e tyre të zhvillojë rrjetin e duhur të sigurisë për të mundësuar progres të vazhdueshëm.

“Me një administratë të re amerikane, unë besoj se problemet e katër viteve të fundit mund të kapërcehen në masë të madhe. Po, një marrëveshje është e mundur, dhe një marrëveshje e tillë është në interes të të dy palëve. Udhëheqësit e qeverisë në Serbi duhet të ndihmojnë popullin e tyre të kalojë nacionalizmit e vjetër dhe grindjet e së kaluarës. Edhe pse nuk jam më në shërbimin publik, duket se Rusia po e përdor Serbinë për të krijuar vështirësi në Evropën Juglindore. Ata duhet të pranojnë që krijimi i këtyre vështirësive nuk është në interesin e tyre”, ka thënë ai.

Clark ka thënë se beson se administrata e re e SHBA do të përpiqet të promovojë pajtim dhe harmonin më të madhe në Ballkan, të gjitha në të mirë të Kosovës.

Sipas tij, Kosova do të vazhdojë të japë një shembull si një komb dhe si njerëz demokratikë që janë të orientuar drejt perëndimit.

Wesley Clark është një gjeneral amerikan në pension i cili tashmë është një emër në historinë e Iuftës humanitare. Ai udhëhoqi bombardimet e NATO-s ndaj njësive ushtarake dhe policore Jugosllave, gjë që rezultoi me kapitullimin e ish-diktatorit, Sllobodan Millosheviç, i cili u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje teknike ushtarake në Kumanovë për të lejuar paqeruajtësit e NATO-s të hynin në Kosovë. Gjenerali Clark konsiderohet si hero nga populli i Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit