0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Flet Kadri Veseli pas intervistimit nga Gjykata Speciale

Rekomandime

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar pas intervistimit nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

Veseli vetëm ka thënë se është paraqitur për intervistim, por që nuk ka treguar se në çfarë cilësie është intervistuar.

“Siç kam premtuar publikisht, sot jam paraqitur për intervistim. E kam përfunduar intervistën. Vitet 90’ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për spastrim etnik, dmth për gjenocid kundër popullit tonë.

Ne iu kemi kundërvënë, Lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballje me gjenocidin serb.

- Advertisement -

Lufta e UÇK’së ka qenë përballje me spatrimin etnik, të cilën ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”, ka thënë Veseli para gazetarëve.

Ndryshe, Veseli kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje, megjithatë gjithçka pritet të sqarohet në vazhdim duke qenë se intervistimi ka zgjatur më shumë se tri orë.

- Advertisement -

Ftesa Veseli i kishte ardhur më 7 nëntor, megjithatë nuk ishte bërë e ditur se në çfarë cilësie ishte ftuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit