7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vucic në telashe me gjermanët

Rekomandime

Pushteti serb ka kuptuar se nuk është e preferuar të suImojnë Vladimir Bilcik, raportuesin e Parlamentit Europian (PE) për Serbinë, për shkak të tekstit të raportit të fundit të tij, prandaj kanë kthyer vëmendjen tek raportuesja për Kosovën e PE’së, deputeten gjermane të të gjelbërve Viola von Cramon që mbështetet pavarësinë e Kosovës.

Këtë ja kanë thënë jo zyrtarisht përfaqësues të rretheve diplomatike nga Perëndimi gazetës ndoshta të vetme opozitare serbe, Danas, kur komentojnë kritikat e ashpra në llogari të Von Cramon, siç kishte bërë shefi i diplomacisë së Serbisë, Nikola Selakovic.

- Advertisement -

Sipas mendimit të bashkëbiseduesve të Danas, kjo është strategji që mund t’ kthehet kokës Beogradit zyrtar nëse kemi parasysh se sipas hulumtimeve të opinionit publik ka rritje e të Gjelbërve në Gjermani.

Siç parashikohet në këto rrethe diplomatike, partia të cilës i takon Von Cramon ka mundësi të fitoj edhe postin e ministrisë së jashtme të Gjermanisë në zgjedhjet e ardhshme në atë shtet.

Selakovic të enjten kishte dalë me deklaratë se paraqitja e deputetes europiane atë ditë para PE, “ishte paradë e paragjykimeve dhe shijes së keqe politike, jo vetëm për atë që u tha, por edhe ato që la të pathënë”.

- Advertisement -

Partia e Vucic për shkak të afërsisë politike ka përjetuar partinë popullore Europiane si mburojë e raporteve të ashpra të PE, por teksti përfundimtar i Bilcik shpalos se shumë eurodeputetë kanë humbur durimin ndaj Serbisë, që nuk po përmbush obligimet në lidhje me vendosjen e shtetit të së drejtës. Era në velat e PE’së është ndryshimi i administratës në Shtëpinë e Bardhë, që këmbëngul në respektimin e sundimit të ligjit, e kështu është shndërruar në një aleat i fuqishëm i Bashkimit Europian, por edhe animi i shtuar i pushtetit serb për të thelluar marrëdhëniet me Rusinë dhe kinën. Kur i drejtohet Von Cramon, Slekaovic para së gjithash dëshiron të shfaqë muskujt para publikut në Serbi dhe votuesve të partisë, përkatësisht të tregoj se qëndrimi kundër pranimit të Kosovës është i fortë” kanë saktësuar bashkëbiseduesit e Danas.

Këto burime të qarqeve diplomatike i kanë thënë gazetës serbe se fakti që Von Cramon nuk zgjedh fjalët kur kritikon presidentin serb Aleksandar Vucic dhe ajo se hapur e pranon s angazhohet për pranimin e Kosovës, “por edhe paraardhësit e saj në funksionin e raportuesit të PE për Kosovën kishin shfaqur të njëjtin qëndrim rreth pavarësisë së Kosovës, por nuk kishte reagime kaq të ashpra nga Serbia”.

- Advertisement -

Siç shpjegojnë, regjimit të Vucic i vjen më e lehtë të komentoj negativisht deklaratat e disa eurodeputetëve sesa pikëpamjen e përfaqësuesve të Komisionit Europian (KE), që është institucioni ekzekutiv i BE’së, apo të ndonjë zyrtari të shteteve anëtare të unionit, “duke ditur se Vucic është i vetëdijshëm se në rastin e komenteve negative në llogari të KEE do të mund të ballafaqohej me pasoja të mëdha politike”.

Disa diplomatë të Berlinit theksuan për Danas se ndonëse pushteti serb po mundohen të paraqesin se fjalët e Viola von Cramon “nuk kanë peshë politike” kjo nuk është tamam ai rast”. Si argument e paraqesin popullaritetin e të Gjelbërve, “që e zbulon rezultati i tyre në zgjedhjet e mbajtura rishtas në shtetet gjermane të Baden-Wurttemberg dhe Rhineland-Palatinate”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit