6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Flet kosovari që u arrestua gabimisht nga Haga

Rekomandime

Mëngjesi i 17 shkurtit të 2003-tës, ishte i pazakontë për Agim Murtezin nga Lipjani.

- Advertisement -

Pa ndonjë paralajmërim atë e rrethuan forca të shumta të KFOR-it britanik e italian, të cilët po e përcillnin më shumë se dy vjet, por që Agimi kishte menduar se po kujdesen për rendin publik.

Edhe e arrestuan, pa ia treguar arsyen.

“Pa pritë, pa menduar se do të arrestohem ose do të burgosem, s’kam parë as ëndërr se do të shkoj në Hagë, asnjëherë në jetën time, por ja që po ndodhka”, rrëfen ai.

- Advertisement -

Por si ndodhi ngjarja?

Agimi rrëfen momentin e arrestimit.

- Advertisement -

“Kam qenë duke fjetur në këtë dhomën këtu, i vetëm pasi edhe e shoqja s’ka qenë këtu, kur e dëgjova atë zhurmë në korridor e kam hap derën e hyrjes i pashë ishte mbushur korridori ushtarak dhe karabinierë, me dorë më kanë thënë që të hyjë brenda”, rrëfen ai.

Agimin e nisën për në Bondsteel për t’u transferuar më pas në Hagë, nën akuzat për kr.ime Iufte.

Gjatë rrugës Agim Murtezit i lexohet aktakuza dhe e kupton se për çfarë u arrestua.

“Më kanë marr ashtu të lidhur dhe më kanë dërguar në Bondsteel. Duke shkuar në automjet më kanë lexuar aktakuzën, një përkthyes më ka lexuar aktakuzën ku thotë, Agim Murtezi me pseudonimin “Komandant Murrizi”, akuzohesh për kr.ime Iufte në burgun e Llapushnikut”, tregon ai.

Agimi thotë se kishte mbetur i habitur, dhe u kishte treguar atyre se nuk është personi që ata po e kërkojnë.

“Unë u çudita, thash person të gabuar keni arrestuar. Unë isha arrestuar për personin tjetër Agim Zogaj i Drenicës, i fshatit Divjakë”, rrëfen ai.

Të njëjtën natë e kishin arrestuar Haradin Balajn, derisa Isak Musliun e kishin arrestuar 7 ditë më herët.

Aktakuza ishte e përbashkët me Balajn dhe Muslin, ku rëndoheshin për kr.ime Iufte në zonën e Llapushnikut.

Murtezi: Ditëlindjen e festova në seancë dëgjimore, i mora 10 mijë € dëmshpërblim nga Haga

Në ditën kur po i mbushte 46 vjet, Agim Murtezi, i duhej të deklarohej para gjykatësit të Hagës se arrestimi dhe akuza ndaj tij ishte gabim.

“Më 20 shkurt në atë datë e kam pasur ditëlindjen e 46-të, shkova në seancën e dëgjimit. Para se me nis atje erdhi 5 minuta avokati që ma kishin caktuar, e morri deklaratën time dhe vazhduam në seancën e dëgjimit ku secili u deklaruam që jemi të pafajshëm”, rrëfen tutje Agimi.

Pas seancën së parë Murtezi lirohet, por që me sugjerimin e avokatit të tij bëri ankesë përmes Avokatit të Popullit për çështjen e tij.

Ai për këtë gabim të Hagës mori 10 mijë euro dëmshpërblim.

“Shkova në seancën e dëgjimit u shpalla i pafajshëm nga të gjitha pikat ku isha i akuzuar. Pas seancës u takova me avokatin tim, i cili më pyeti a kam me bë ankesë lidhur me rastin tënd. I thash po do të bëjë ankesë, jam i pafajshëm, ma kanë humbur dinjitetin moral njerëzore dhe moral. Kam pasur kontakte me të dhe jemi marrë vesh në bazë të zyrës së Avokatit të Popullit, pas 2 vite e gjysmë ma kanë bërë një pagesë prej 10 mijë eurove”, thotë Agimi.

Ditën e lirimit rruga për t’u kthyer në shtëpi ishte e gjatë pasi ndërroi 3 aeroplanë nga Amsterdami në Hamburg, e prej aty për në Shkup për tu përcjellë me automjete të policisë deri në banesën e tij në Lipjan.

“Arrestimi i Jakup Krasniqi mi kujtoi skenat e arrestimit tim”

Murtezi kujtoi momentit ku gjatë qëndrimit në paraburgim e ka parë kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin, ndërsa me Vojsllav Sheshelin i kishin dhomat ngjitur, por me të cilin nuk ishte takuar asnjëherë.

“Kur dola në shëtitje, afër dhomës time kishte qenë Shesheli, oficeri më tha lexoje këtë. Kur e pash thash bashkë me kr.iminelin qenkemi këtu, bashkë afër dhomës, tha ‘no coment’, shkallëve poshtë duke më dërguar për intervistim, kur e shoh kr.iminelin tjetër Millosheviqin me një zyre”, rrëfen për Frontonline Agimi.

Sa i përket trajtimit në paraburgim, Agimi thotë se nuk ka ndonjë vërejtje.

Derisa kujton këtë ngjarje të pazakontë që i ndodhi në jetë, i përmend edhe arrestimet e fundit nga Specialja.

Momenti i arrestimit të tij, i ngjason shumë me skenat e arrestimit të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

“Më është dhimbsur në shpirt, çfarë arrestimi, e kam njohur edhe më herët. Ka qenë i ndershëm si person si mësues. Sikur mua që më kanë marrë s’ka qenë fare i paralajmëruar, e kanë arrestuar në mënyrën më çnjerëzore”, përfundon rrëfimin Agimin.

Ai lutet që një ngjarje e tillë të mos i ndodhë askujt, ngase ende i ka të freskëta skenat e 17 shkurtit të 2003-tes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit