-3.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Flet kryeshefi i ri i Ujësjellësit të Prishtinës: Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes dhe asnjë partie tjetër!

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.Por Kurti menjëherë pas këtij vendimi, ka emëruar u.d të kryeshefit, Sokol Xhafën, i cili më parë ka qenë në detyrën e drejtorit teknik në këtë ndërmarrje.Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku.

- Advertisement -

“Po Sokol Xhafa tashmë është emëruar u.d kryeshef i ujësjellësit të Prishtinës”, tha Mjeku për GazetaBlic.

Por në disa medie u tha se Sokol Xhafa është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.Por kjo sipas vetë Xhafës nuk është aspask e vërtetë.

Ai tha për GazetaBlic, se nuk ka qenë kurrë pjesë e asnjë partie dhe nuk do të jetë kurrë.“Ato janë të pavërteta, unë nuk kam qenë kurrë pjesë e asnjë partie e nuk do të jem kurrë, ai imazh që është shpërndarë, kam qenë në një tryezë pune, pasi unë kam qenë drejtor teknik i Ujësjellësit të Prishtinës, të gjitha këto që po fliten janë të pavërteta”, tha Xhafa

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit