15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Flet kryetar: Shëngjini po bëhet gati për pushuesit nga Kosova

Rekomandime

Kanë kaluar dy muaj prej kur qytetarët e vendit tonë, ashtu si edhe në pjesën më të madhe të botës janë duke u ballafaquar me pandeminë COVID19, një virus ky i ri dhe ende i panjohur.

- Advertisement -

Derisa, javën që po e lëmë pas, në shumë shtete, pati numër më të vogël të të infektuarve, ndërsa numri i të shëruarve është rritur, duke shtyrë kështu institucionet që të lehtësojnë masat e vëna.

Ka nisur në këtë mënyrë lëvizja më e madhe e qytetarëve, por edhe puna e bizneseve, duke pasur një rikthim të lehtë të normalitetit. Ndërsa kufijtë vazhdojnë në pjesën dërmuese të jenë të mbyllur, si ata tokësor ashtu edhe ajror.

Megjithatë Kosova dhe Shqipëria, ende po vazhdojnë të kenë barriera ndaj njëra-tjetrës, duke i mbajtur të mbyllura korridoret për qytetarët e të dyja vendeve, ani pse po nga biznesmenët dhe vet qytetarët po kërkohet hapja e tyre, veçmas pas ngritjes së temperaturave.

- Advertisement -

Një nga vendet më të frekuentuara të kosovarëve në vitet e fundit ka qenë edhe rajoni i Lezhës, veçmas bregdeti i Shëngjinit.

Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu duke folur rreth rreth gjendjes momentale sa i përket pandemisë COVID19, ka thënë për Indeksonline se që nga sot, Lezha është në zonën e gjelbërt.

- Advertisement -

“Lezha prej më shumë se një muaj ka 0 të infektuar dhe sot gjendet në zonën e gjelbërt. Që në krye të herës janë marrë masa të rrepta për zbatimin e aktit normativ të qeverisë për distancim social, oraret e lëzvijes, dezinfektim individual dhe të ambienteve publike.

Ja kemi dalë të shuajmë shpejtë dhe dy vatraqë u shfaqën në Lezhë dhe sot jemi një zonë e pastër”, thotë Ndreu.

Sa i përket sezonit turistik, ai thotë se tashmë ka nisur edhe bashkëpunimi i bashkisë me operatorët turistik, derisa thotë se janë në pritje edhe të kosovarëve të cilët përbëjnë numrin më të madh të pushuesve në këtë pjesë.

“Bashkia në bashkëpunim me operatorët turistik po bëhet gati. Ne shpresojmë në një sezonë turistik normal ku shqiptarët e Koosvës zënë 60 përqind të frekuentusve.

Po bëjmë rregullime në plazhe, pastrime, rikualifikime trotuaresh dhe lulishtesh. Është miratu plani i vendosjes së shezlloneve, parkingjeve, ambulantave, kioskave etj. Po bëhet një shëtitore e re në zonën e bukur të Kunës dhe ajo që do të jetë kryefjala është pastërtia.

Menaxhimi i mbeturinave do të jetë shembullore në këtë vit. Do të realizohet ndriçim led në gjithë Shëngjinin dhe Lezhën duke i dhënë një dimension tjetër zonës turistike. Po rikualifikohet dhe rruga që të çon te Mrizi i Zanave dhe disa restoranteve të tjera në Fishtë e Troshan Lezhë. Besoj se do të kemi tjetër realitet”.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, beson se kufijtë do të hapen dhe se mezi presin fillimin e sezonit.

“Unë mendoj se kufijtë do hapen. Turizmi do të jetë patriotikë më së shumti. Shqiptarët do jenë frekuentuesit e plazheve të tyre. Shpresoj që edhe çmimet të mos jenë të larta. Kjo do të varet dhe nga situata që do vijë në proces.

Gjithsesi mezi presim fillimin e sezonit. Kushtet e pastërtisë do jenë ndryshe dhe shumë gjëra të tjera në plazhe, do të jenë të përmirsuara”.

Kujtojmë që dy qeveritë ajo e Shqipërisë e udhëhequr nga Edi Rama dhe ajo në detyrë e Kosovës në krye me Albin Kurtin, ende nuk kanë dhënë ndonjë datë të mundshme se kur do të hapen kufijtë në mes këtyre dy shteteve.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë në kuadër të fazave lehtësuese, ka deklaruar se më 1 Qershor nis faza e 3-të e rivlerësimit të situatës dhe në bazë të gjendjes, mund të hapen kufijtë tokësor dhe ajror./Indeksonline

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit