1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Flet mësuesi që një “pitalkë” i kushtoi 200 euro

Rekomandime

Mbrëmë, një qytetarë nga Vitia, ishte dënuar pasi kishte dalë, për të blerë pitalka për syfyr.

Mësuesi nga Vitia, Valon Idrizi, është deklaruar në emisionin DIREKT, në ATV, në lidhje me rastin dhe për gjobën të cilën ai e ka marrë.

- Advertisement -

“Pas orës 1 kam dalë në qytet për të shkuar në furrë, por para se të mbërrij atje, kam rastisur në një patrullim të Policisë, iu tregova që kam dalë për të blerë bukë.

Pas blerjës së bukës mora edhe gjobën,e cila ishte rreth 200 euro, një kosto pak e lartë bazuar me kushtet që i kemi ne në Kosovë, nuk reagova për shkak se faji ishte i imi por mendova që se kishte pasur mundësi për të bërë lëshime në këtë rast”– tha Idrizi.

Tutje, ai shtoi se gjobën nuk do ta paguj por se do të vazhdojë me procedura përmes Gjykatës.

- Advertisement -

“50% e pagës që e marrim kushton ky dënim, mendoj që është një dënim i lartë, unë e pranoj që është orë policor por është nevojë elemetare.

Gjobën mendoj se nuk do ta paguj, kam vendosur që kjo të vazdhojë me procedur të Gjykatës, përveç bukës kam blerë kam marrë edhe barna, kjo pasi që mendoj sepse gjithë këto janë të drejta elementare dhe sipas masave nga Qevera, kjo e drejtë më lejohet.”– theksoi Idrizi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit