Vdes ish-asamblistja e PDK-së në Gjilan, dyshohet se ra nga kati i pestë

0
290

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Gjilanit, ku një grua ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga kati i pestë i banesës.

Mediat lokale në Gjilan raportojnë se bëhet fjalë për Arzie Nuhiun, ish-asambliste e PDK-së në Gjilan.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Rasti tr*agjik dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Viktima ishte rreth 44-vjeçare.