9.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Gjuriq flet për takimin me Sveçlën, këto janë fjalët e tij

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka folur edhe sot gjatë ditës për fotografinë e publikuar nga media, ku gjatë një vizite në Tiranë, Gjuriq shihet në tavolinë me anëtarin e kryesisë së Vetëvendosjes, Xhelal Sveçlën, Arban Abrashin e LDK-së si dhe Ardian Gjinin e AAK-së.

Gjuriq tha për TV PINK se po merrte pjesë në një konferencë me disa parti të vendeve të rajonit, ku nuk është diskutuar për qeverinë e ardhshme të Kosovës, e as për bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.

- Advertisement -

Sa i përket takimit me Sveçlën, Gjuriq ka thënë se ai është një nga politikanët më ekstremistë shqiptarë, e një nga bashkëpunëtorët më radikal të Albin Kurtit, kreu të VV-së.

Sipas tij, ka disa parti në Kosovë që nuk kanë marrë pjesë në këtë konferencë, e që e kanë përdorur fotografinë për grindje të brendshme me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ata që nuk erdhën në takim, dërguan dikë që të bënte një foto të darkës, që më pas të fillonte një stuhi politike, që e përdorën për përballjen e tyre të brendshme me VV-në”, thotë ai.

- Advertisement -

Gjuriq foli edhe për drejtuesin e VV-së, Albin Kurti që tha se ai do të donte që Serbia t’i kishte duart e lidhura në bisedime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit