4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Haradinaj: Do ta mbaj Serbinë jashtë Kosovës

Rekomandime

Pas ftesës së Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajn, mediat serbe në vazhdimësi kanë propaganduar rreth asaj se për çfarë është ftuar ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit në Gjykatën Speciale.

Disa media të pushtetit në Serbi propagandonin se Haradinaj është ftuar në Speciale rreth rastit të “Shtëpisë së Verdhë”, ndërkohë politikani serb Millovan Dreçun thoshte se kanë grumbulluar ‘fakte’ të reja kundër Haradinajt të cilat i kanë deponuar në Hagë.

- Advertisement -

Ndërkohë së fundi në mediat serbe po raportohet kinse për një dëshmitar serb me emrin Dragoljub Stankoviq, i cili do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Siç i ka thënë Stankoviq gazetës serbe ‘Politika’, “Haradinaj do të gjykohet për periudhën pas 30 shtatorit të 1998-ës”.

Ai ka thënë se “ka dëshmi të shumta të cilat do ta shpallin fajtor Ramush Haradinajn”.

- Advertisement -

Lidhur me këtë ka reaguar sot ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK’së, duke thënë se diçka e tillë po vjen nga mbetjet e Sllobodan Millosheviqit.

Haradinaj thotë se tashmë Kosova është shtet me ushtri, dhe se Serbia nuk do të ketë më asgjë në Kosovë.

- Advertisement -

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!”, ka thënë Haradinaj./GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit