8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Flet militanti i VV-së që e publikoi videon e manipuluar të Thaçit me Walker: Po ndihem shumë keq

Rekomandime

Një video që bëri bujë dje nëpër rrjete sociale tregonte ‘kinse’ momentin kur ish-Ambasadori i OSBE’së në Kosovë, William Walker nuk i zgjatë dorën Presidentit Hashim Thaçi. E gjitha ishte e manipuluar, dhe militanti i Lëvizjes Vetëvendosje që publikoi këto pamje po thotë se është ndjerë shumë keq.

Kështu ka deklaruar ai për Klan Kosova, ku tha se video u ka shkuar fillimisht në një grup shoqëror, dhe se ai nuk e ka ditur se video ishte e montuar.

- Advertisement -

“Video na ka ardhë e gatshme në grup shoqëror, edhe unë nuk e kam ditur se është e manipuluar. Jam ndi keq edhe e kam fshi videon, ka pas shumë komente negative”, ka thënë ai.

Ambasadori Walker i kishte treguar botës për masakrën e kryer nga forcat serbe në Reçak, ku ishin ekzekutuar 45 civilë shqiptarë.

Në postimin e djeshëm të tij, presidenti Thaçi e kishte falënderuar posaçërisht atë, duke thënë që ambasadori Ëilliam Ëalker gjithmonë na qëndroi pranë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit