1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Flet mjeku nga spitali i Prizrenit, ku u tha se një person VDIQ nga moskujdesi mjekësor

Rekomandime

Në Prizren disa persona janë ankuar në Policinë e Kosovës se një burrë ka vde *kur në spitalin e këtij qyteti, ku sipas tyre, deri tek kjo ka ardhur pasi VlKTlMA s’e ka marrë tretmanin e duhur nga personeli mjekësor.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Afrim Jaha, i cili është specialist i Emergjencës në Prizren.

- Advertisement -

Ai tha se pacienti në spital ka ardhur në gjendje të rëndë, ku pas keqësimit të gjendjes është intubuar dhe janë marrë të gjitha masat reanimatore, ku më pas është pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror.

“Pacienti ka ardhur në gjendje të rëndë. Ka qenë dializë disa vite me dëmtime të funksionit terminal të veshkave . Pas keqësimit të gjendjes është intubuar dhe janë marrë të gjitha masat reanimatore. Për një kohë është arrit të rikthehet puna e zemrës dhe pacienti është pranuar në Mjekimin Intenziv Qendror.”, ka thënë Jaha, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, teksa rastin e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit