1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Flet njëra nga vajzat që u sulmua në Prishtinë: Burri që na sulmoi kërkonte shërbime jashtë masazhës, e refuzuam

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme u publikua një video ku shihet se si një burrë kishte suImuar fizikisht tri vajza në mes të rrugës në Prishtinë.

- Advertisement -

Njëra nga vajzat e suImuara ka treguar se personi që i suImoi është L.V dhe se ai ishte klient në një qendër masazhi ku punonin tre vajzat, shtetase të Shqipërisë.

Siç raporton viktima, L.V kishte suImuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazh, dhe pasi vajzat kishin refuzuar ai i ka këcrënuar ato në fillim në qendrën e masazhit e pastaj edhe i ka ndjekur nga pas siç edhe shihet në video.

“Ka kërkuar shërbime të tjera, ka bërë problem dhe na ka kecrënuar me jetë në lokal, dhe kjo është arsyeja e incizimit, me i marr targat e veturës. Pastaj ka ka dalë papritur nga vetura dhe ka ndodhë ajo që ka ndodhë.

- Advertisement -

Viktima në fjalë ka deklaruar se po ndjehen të frikësuara dhe të pasigurta.

“Ne po ndjehemi vërtetë të këcrënuara”, duam që fotoja të shpërndahet dhe të gjendet personi d*unues. Kur na bëri ne këtë, pa asnjë lloj arsyeje, ku i dihet çka i bën gruas ,të dashures ,ose çka ka bërë dhe më përpara”, ka deklaruar për JOQ Kosova denoncuesja.

- Advertisement -

Ndërkohë rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar, Iëndim trupor, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, kanë thënë zyrtar nga policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit