16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Teknologjia e vaksinës AstraZeneca mund të ndihmojë në Iuftën kundër kancerit

Rekomandime

Shkencëtarët të premten folën rreth lajmit që teknologjia e përdorur në prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit.

- Advertisement -

Hulumtuesit kanë përgatitur një vaksinë me dy doza, për të cilën shpresojnë se mund t’i shënjestrojë tumoret në trupin e njeriut. Me qëllim të krijimit të këtij trajtimi, shkencëtarët e zhvilluan vaksinën në atë mënyrë që t’i shënjestrojë proteinat që janë të pranishme në sipërfaqen e shumë llojeve të qelizave kancerogjene.

Kur u testua në minj, vaksina e rriti numrin e të ashtuquajturave qeliza T antitumoriale, të cilat e sulmojnë rritjen e kancerit, duke ndihmuar në rritjen e shkallës së mbijetesës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ekipi i shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit tashmë e kanë dritën e gjelbër që ta fillojnë testimin e kësaj vaksine në njerëz.

- Advertisement -

Profesori Benoit Van den Eynde: “Teknologjia e vaksinës e mbështetur në vektorin viral është jashtëzakonisht e fuqishme. Viteve të fundit, ne kemi pasur një qasje të re për trajtimin e kancerit dhe imunoterapisë. Ka rezultate të shquara. Megjithatë, sistemi imunitar i disa pacientëve nuk reagon.”

“Prandaj, ideja këtu është që të përdoret një vaksinë e mbështetur në teknologjinë e Oksfordit për ta mësuar vërtet sistemin imunitar se si do t’i njohë qelizat e kancerit”, shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit