7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Petar Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë: Do të ankohemi në Bruksel

Rekomandime

Drejtorit të të ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.

- Advertisement -

Ndalimin e vizitës për Petkoviqin, nga kjo zyrë e kanë cilësuar si  shkelje flagrante e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjes për vizita nga zyrtarët.

Në një deklaratë nga kjo Zyrë thuhet se se ky ndalim që do të jetë temë e bisedimeve të ardhshme në Bruksel.

“Sot dhe nesër, Petkoviq duhej të qëndronte në Kosovë dhe të vizitonte disa subjekte ekonomike ku shteti i Serbisë siguronte vende të reja pune, si dhe të vizitonte disa familje të rrezikuara nga shoqëria dhe të dorëzonte ndihmë, por ai u pengua që ta bënte këtë nga Prishtina.

- Advertisement -

“Është më se e qartë se Prishtina e filloi fushatën zgjedhore edhe para afatit zyrtar, dhe si gjithmonë në kurrizin e popullit serb. Ky është ndalimi i tretë që Prishtina ia bën, drejtorit të Zyrës për Kosovën dhe kjo vjen përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës javën e ardhshme në Bruksel, gjë që tregon gjithashtu edhe mosgatishmërinë e Prishtinës për normalizimi i marrëdhënieve me Beogradin, thuhet në reagimin e kësaj Zyre.

Kujtojmë se Kurti dhe Vuçiq pritet të takohen javën tjetër në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit