9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Flet pacienti me koronavirus në Infektivë: Po të ishit në gjendje siç kam qenë unë do të kishit kujdes shumë të madh

Rekomandime

Një nga pacientët e infektuar me koronavirus, i cili po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së ka folur për gjendjen e tij pas infektimit me virusin COVID-19.

- Advertisement -

Pacienti me prejardhje nga Peja ka thënë se ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes maskimal që të mos e përhapin virusin sepse sipas tij “dikush po vuan shumë”.

“Unë jam në moshë te re, jam nga Peja, kam qenë në gjendje shumë të rëndë. Duke ju falenderuar stafit për përkujdesjen dhe zotit që më kanë kthy në jetë se kam qenë sinqerisht shumë keq. Po shoh e po lexoj gjithçka, komente pafund ‘jo virusi nuk ekziston’.

Po të ishin në gjendje siç kam qenë unë do të kishin kujdes shumë të madh, do t i ruanin familjet e veta, fëmijët, prindërit.

- Advertisement -

Po shoh pleq këtu që janë në gjendje shumë të rëndë, po e përballoj shumë keq. Ju kisha lut të gjithëve të keni kujdes maskimal sa të keni mundësi që të mos përhapet ky virus se dikush po e kalon lehtë por dikush sinqerisht po vuan shumë, po lufton me jetën”, ka thënë ai për Klan Kosova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit