10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Flet personi që mori veturën e funeraleve, deklaron se nëse e gjen hapur do ta marrë edhe veturën e policisë

Rekomandime

Valon Loxha nga Peja e ka një shprehi interesante të marrë vetura kudo që i gjen hapur e me çelësa brenda.

- Advertisement -

Një veturë funeralesh e mori e u shërbye me të deri në Mitrovicë të martën, kur edhe u zu nga patrulla e policisë, njofton Klan Kosova.

Madje ky thotë se nuk është faji i tij që pronarët e veturave i lënë ato hapur e çelësat brenda.

Ndaj tij Mustafë Lajci nuk ushtroi kallëzim penal, por se i njëjti ka edhe vepra të ngjashme të tjera në Policisë e Kosovës.

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë është vjedhur vetura që përdoret për bartjen e kufomave.

Siç njofton Policia, personi i dyshuar është ndaluar duke e drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut, transmeton Telegrafi.

- Advertisement -

“Rr. Lidhja e Pejës, Pejë 24.02.2021 – 04:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte vjedhur veturën e cila kishte qenë në parkingun e Bashkësisë Islame në Pejë, veturë e cila përdoret për bartjen e kufomave. I dyshuari është ndaluar duke drejtuar veturën në Mitrovicën e Jugut”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit